Connect with Us

Zgjedhjet në FSHF/ Manjani: Ndërhyrja e rilindjes garanton “ndershmërinë”

Aktualitet

Zgjedhjet në FSHF/ Manjani: Ndërhyrja e rilindjes garanton “ndershmërinë”

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar procesin e zgjedhjeve në FSHF.

Në ironi të theksuar, Manjani ka shkruar se ndërhyrja e rilindjes në këtë proces bëhet për të garantuar ndershmërinë në FSHF.

Më tej Manjani ka shkruar se nëse ky është qëllimi i vërtetë i Rilindjes ta ketë hallall.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

LEXO EDHE:  “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Ish ministri “kryqëzon” Ramën

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka! /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Publikuar

-

Nga

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Veliaj kërcënon avokatin Altin Goxhaj

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsi i KLP/ “Telefoni” është mjeti me të cilin qeveris Kryeministri

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti “takohen” në distancë

Publikuar

-

Nga

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti "takohen" në distancë

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit që mbahet këtë të diel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Veliaj kërcënon avokatin Altin Goxhaj

LEXO EDHE:  “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Ish ministri “kryqëzon” Ramën

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lushnje/ Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Një punishte e përpunimit të drurit në Lushnje është përfshirë nga flakët në orët e para të nëngjes të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Oh sa mirë me qenë “Rilindas”/ Patozi ironizon Ramën

LEXO EDHE:  Oh sa mirë me qenë “Rilindas”/ Patozi ironizon Ramën

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Në punishte jane djegur arka druri, të cilat përgatiteshin për ambalazhimin e perimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE