LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlora ka një mesazh për Ramën/ Banditët e kanë vendin në burg, jo në qeveri

13 Janar 2018, 19:53, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi me qytetarët në Vlorë ka bërë edhe një herë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 27 janarit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati i drejtohet kryeministrit Rama me fjalët ?Koha jote ka mbaruar?.

Sipas Bashës, shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.

?Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën:
Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës.
Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.
Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!? shkruan Basha./ CityNews

Lajmet e fundit nga