Connect with Us

Vasili: “Rama përbindëshi gjakatar që kërkon të rrëmbejë futbollin”

Aktualitet

Vasili: “Rama përbindëshi gjakatar që kërkon të rrëmbejë futbollin”

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ështrë duke rrëmbyer dhe futbollin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka shkruar se këto janë ditët më të zeza që ka parë futbolli shqiptar që prej ditës që ka filluar të luhet.

Vasili e ka krahasuar kryeministrin Rama me politikanët e Afrikës, të cilët ishin dhe kryeministër, dhe kryetsrë parlamentesh, si dhe president futbolli.

 Postimi i plotë:

Ky Edi Rama do te behet edhe President i i Federates Shqiptare te Futbollit.
Edi Rama do qe t’ju rrembeje edhe futbollin shqiptareve, te vetmin gezim qe ju ka mbetur atyre.
Ashtu si perbindeshat gjakatare politike te Afrikes se Zeze, qe ishin edhe presidente edhe kryeministra edhe kryetare parlamentesh edhe presidente te Futbollit ashtu edhe Edi Rama do qe te gllaberoje edhe futbollin.
Dite me te zeze fubolli shqiptar nuk ka pare, qe nga dita e pare qe ne Shqiperi luhet futboll.
Edi Rama do qe ta izoloje dhe ta mbyse futbollin shqiptar vetem sepse nuk eshte ne duart e tij.
Shqiperia e sukseseve me te medha aktuale historike ne futboll eshte me e rrezikuar se kurre
Statuti i FIFAS eshte i qarte dhe i kristalte.
Lexojeni dhe kuptojeni se cfare e pret Shqiperine ne futboll pas rrembimit te federates nga Kryeministri i trafiqeve.

LEXO EDHE:  Vasili nxjerr zbuluar Arta Markun/ Tregon kush duhet hetuar

“Political neutrality and prevention of any form of government interference
FIFA’s general principles of political neutrality and the prevention of any form of government
interference and, in particular, the obligation imposed by art. 14 of the FIFA Code of Ethics
on FIFA /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Deputeti i LSI sugjeron opozitën/ Ramës jepini ilaçe në vend të argumentave

LEXO EDHE:  Vasili nxjerr zbuluar Arta Markun/ Tregon kush duhet hetuar

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Publikuar

-

Nga

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës kundër kandidimit të Finos

LEXO EDHE:  Deputeti i LSI sugjeron opozitën/ Ramës jepini ilaçe në vend të argumentave

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti “takohen” në distancë

Publikuar

-

Nga

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti "takohen" në distancë

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit që mbahet këtë të diel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:  Digitalb nuk e paguan prej gati 2 vitesh/ FSHF pezullon transmetimin e ndeshjeve të kampionatit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Vasilit/ Po ta bëjë Rama, këtë veprim dy ish-deputetët e arrestuar do falen

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund. /CNA.al

LEXO TE PLOTE