LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria në turizëm/ Fundjava luksi me paratë e taksapaguesve

13 Janar 2018, 12:40, Aktualitet CNA

Zhvillimi i mbledhjeve të Qeverisë, jashtë Tiranës, është kthyer në praktikë, që nga tetori i 2017 ?ës.

Kryeministri dhe ministrat fundjava i gjen nëpër rrethe të ndryshme të vendit, duke vizituar, shëtitur, me pak fjalë duke bërë turizëm nën pretekstin se po njohin nga afër problemet e qytetarëve.
Pasi fitoi zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Rama doli me sloganin: Të qeverisim me popullin dhe më pas me sloganin ?Viti i Skënderbeut?, por ekskursionet turistike të Qeverisë dhe luksi i shfrenuar  i fundjavës, kanë hedhur poshtë këto slogane.

Udhëtimi, akomodimi e ushqimi në hotele e restorante luksoze dhe shpenzime të tjera të Qeverisë, për t?u larguar jastë Tiranës, janë të panevojshme, nëse kemi parasysh situatën ekonomike të Shqipërisë, sot.

Zhvendosja e një qeverie të tërë, padyshim që kërkon angazhimin e gjithë ministrive, që çdo fundjavë duhet të lëvizin nga Tirana, në drejtim të qytetit, që ka zgjedhur Rama.

Nuk dihet nëse ministrat dhe zyrtarët e tjerë marrin dieta, për fundjavën turistike, por një gjë është e sigurtë se nuk iu mungon luksi dhe komoditeti me paratë e taksapaguesve.

Mbledhjet e qeverisë që janë zhvilluar deri tani,  në Korçë, Shkodër, Vlorë, Dibër, Lezhë nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim në jetën ekonomike të qytetarëve.

Përkundrazi qeveritarët po marrin para prej qytetarëve për të siguruar luksin dhe komoditetin e fundjavave.

Nëse vërtet Kryeministri dhe Qeveria do u qëndronin sloganeve të sipërpërmendura edhe në fundjavë do të punonin në Tiranë, pa pasur nevojë për të bërë shpenzime të tjera.

Shqipëria është e varfër ekonomikisht ndërkohë që qeveritarët dhe deputetët me pasuri sheikësh, çdo fundjavë bëjnë ekskursione turistike./CityNews

Lajmet e fundit nga