LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD në gjendje të rëndë/ Vetë përgjegjësit kërkojnë ndryshime

13 Janar 2018, 19:19, Aktualitet CNA

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj ka reaguar pas deklaratave të deputetes së PD, Grida Duma se PD ka nevojë për ndryshime.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se gjendjen e rëndë të PD e dëshmon edhe fakti që ndryshimin po e kërkojnë edhe ata që janë përgjegjës direkt për dështimin e këtij formacioni politik.

Sipas tij, kjo tregon se edhe ata vetë e kanë kuptuar se ku e kanë katandisur Partinë Demokratike.

?Gjendjen e rende te PD sot e deshmon edhe fakti qe ndryshimi po kerkohet me me fund publikisht nga kushdo, perfshi dhe pergjegjesit direkt te deshtimit te ketij formacioni politik. Ndoshta ky eshte rengu i radhes per tja hedhur dhe kesaj here me qellim mbajtjen e karrigeve, ama provon qe e kane kuptuar edhe ata vete, dhe jane te detyruar ta pranojne se ku e kane katandisur Partine Demokratike, asetin me te madh politik te vendit keto 27 vite.?- shkruan Topollaj në postimin e tij./ CityNews

Lajmet e fundit nga