LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majk flet për shtatëzaninë e të dashurës së re!

13 Janar 2018, 22:20, Aktualitet CNA

Pak javë më parë qarkulluan disa foto ku shfaqej këngëtari Majk në shoqërinë e një vajze që po dilnin nga një klinikë gjinekologjike. Që nga aty të gjithë filluan të dyshonin se mos e dashura e Majk është shtatëzënë.

Ndërkohë, edhe pse vetë ai ka qëndruar në heshtje, duket se lidhja me Melita Nushin është konfirmuar.

Lidhur me një shtatzëni të mundshme të saj,  reperi është nervozuar shumë kur i është drejtuar kjo pyetje duke u shprehur se edhe nëse është, kjo nuk i takon askujt veç tyre.

Kujtojmë se Majk është baba i një djali, ndërsa me nënën e tij, Majlindën, ai është ndarë pak pasi ajo ishte në fillim të shtatzënisë, ndërsa edhe pse u përfol për një ribashkim të çiftit, kjo është hedhur poshtë pas lidhjes së re të këngëtarit./CityNews

Lajmet e fundit nga