LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista/ Ja 470 pronarët që kompensohen për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje

13 Janar 2018, 08:09, Aktualitet CNA

Publikohet lista me emrat e 470 pronarëve që marrin kompensimin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje.

Vlera në total e parashikuar nga qeveria që do të shkojë për kompensimin e pronarëve parashikohet të jetë afro 300 milionë lekë.

Lajmin e ka bërë të ditur ATP, e cila njofton se do të fillojë pranimi i kërkesave të pronarëve pasuritë e të vilëve preken nga ndërtimet informale dhe gjeneralitetet e të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr.810, datë 29. 12. 2017.

?Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 18/01/2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga ?Muhamet Gjollesha?, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatëse?,-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky vendim do të jetë në zbatim për qarqet: Dibër, Durrës, Elbasan, Tiranë, Korçë Fier, Vlorë dhe Shkodrës.

Dokumentet e nevojshme:

1- Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2- Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3- Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4- Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5- Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6- Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë.

Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm./CityNews

Lista me emrat:

http://www.atp.gov.al/images/LISTA%20EMERORE%20E%20SUBJEKTEVE%20QE%20PREKEN%20NGA%20NDERTIMET%20INFORMALE%20TE%20KUALIFIKUARA,%20MASA%20DHE%20VLERA%20E%20SHPERBLIMIT.pdf

 

Lajmet e fundit nga