LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncesionet/ Hajdutët e kryeministrit lënë pa ilaçe qytetarët e sëmurë

13 Janar 2018, 18:14, Aktualitet CNA

Pasditen e sotme, teksa është ndaluar në Rreshen, për të nënvizuar rëndësinë e platformës ?shqipëriaqëduam.al?, kryeministri Rama është përballur dhe me një mësuese të këtij qyteti, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj kryeministrit Rama, pasi prej muajit gusht të 2017-ës, nuk merr dot mjekimin me herceptinë, pasi nuk gjendet ilaçi.

Por menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se fajtori i vetëm që shkatërroi shëndetësinë është vetë kryeministri Rama.

Sipas Vasilit, hajdutët e kryeministrit, lanë pa ilaçe mësuesen nga Rresheni.

?Koncesionet, hajdutet e kryeministrit, lane pa ilace mesuesen nga Rresheni.

Nje grua, njeherazi mesuese e nderuar ne Rreshen i thote shqip kryeministrit qe nuk i japin prej muajsh ilacin herceptine jetik per jeten e saj.
Kryeministri i kthen nje pergjigje sa idiote aq edhe te pashpirt,qe nuk ka faj as drejtori,as qeveria,askush, por e ka procedura.
Ai kryeministri eshte faji vete dhe i vetem,qe shkaterroi shendetesine.
Qindra milione euro koncesione hajdute, qe u dha vetes dhe miqve ky kryeminister i papergjegjshem dhe i pandjeshem ndaj cdo dhimbje njerezore,lane mijra qytetare pa ilace.?- shkruan Vasili në postimin e tij./ CityNews

Lajmet e fundit nga