LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja çfarë dënimi rrezikon Rama për pallatin e vjehrrit të Bashës

13 Janar 2018, 17:59, Aktualitet CNA

Gjykata e Strasburgut e ka dënuar qeverinë shqiptare me 13 milion euro, për shembjen e një pallati në Vlorë, në pronësi  të vjehrrit të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Strasburgu e dënon qeverinë Rama për shkatërrim me eksploziv të pronës me veprime të paligjshme dhe shpërdorim detyre, duke e detyruar të japë 13 milion euro dëmshpërblim.

Kryeministri Rama ka shkelur ligjin dhe për këtë ai duhet të dalë para drejtësisë. Neni 152  i Kodit Penal thotë se ?për dëmtim me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në 10 vjet?.

Por kush do ta paguajë fatyrën e dëmit të shkaktuar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, në vlerën prej 13 milion eurio?

Kryeministri Rama do dalë para drejtësisë, apo fajin e tij si gjithmonë do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë?

Ndoshta e gjithë kjo është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha./ CityNews

Lajmet e fundit nga