Connect with Us

Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë

Aktualitet

Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë

Publikuar

-

 Një grabitje ka ndodhur në një banesë në lagjen Kryengritja në Fier.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në banesën e 56-vjeçarit me inicialet K.M.

Policia e këtij qyteti bën të ditur se persona ende te paidentifikuar kanë hyre në banese dhe kanë vjedhur 10 mijë euro dhe mbi 5 milion lekë të vjetra.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I morën grekut 1.3 mln euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Publikuar

-

Nga

I morën grekut 1.3 mln euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Policia e Fierit ka konfiskuar katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro. Sipas hetimeve, tre pronaret e apartamenteve akuzohen se e kane vënë kete pasuri nga veprimtaria kriminale, pasi kane rrembyer nje biznesmen grek dhe e kane kanosur per dhenie te pasurise. Kjo pasuri i përkiste Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj, Mariglen Hamataj, të cilët në vitin 2011 kanë marrë peng një biznesmen grek, për t’i grabitur më pas 1.3 milionë euro.

“Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 300 000 euro”, njofton policia.

Njoftimi

Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

LEXO EDHE:  Në shkolla ndodh gjithçka nga ngacmimi seksual te hashashi/ Rilindja një “KÇK” që mbron punët e pista

LEXO EDHE:  Tifozët mërziten për humbjen, thyejnë tavolina dhe karrike në Fier

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.



– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës/ Je me shumë vonesë, duhet të jesh më afër me popullin!

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit në Manëz.

Gjatë takimeve me këto familje, Basha është kritikuar “live” nga një banor i zonës. Ai i thotë Bashës se ka dalë me shumë vonesë afër popullit dhe se qëndon larg me ta.



Mirëpo, as kreu demokrat nuk e ka kundërshtuar, por e ka pohuar këtë fakt, duke i dhënë të drejtë qytetarit ndërsa shton se do të jetë me to për çdo problem. Basha ndodhej në familjen Parruku, në fshatin Kameras, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti.

LEXO EDHE:  “Më jep lekët”/ Publikohen pamjet e grabitjes së farmacisë (video)

LEXO EDHE:  Tifozët mërziten për humbjen, thyejnë tavolina dhe karrike në Fier

Biseda:
Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…
Basha: Të lutem…
Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…
Basha: Kam qenë…
Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….
Basha: E pranoj…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kolona të gjata në kufi/ Pushuesit nga Kosova mësyjnë drejt bregdetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Në pikën Kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të automjeteve. Qytetarët e Kosovës edhe në këtë fillim javë kanë mërsyrë drejt bregdetit shqiptar. Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.

Qytetarët nga Kosova edhe në këtë fillim javë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Kolona janë krijuar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë.

Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lamë pas, por edhe me faktin e fillimit të javës ku fluksi është më i vogël.

Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrejte sociale gjatë ditës së sotme, shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsit e hyrje-daljeve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare Morinë për të hyrë në Shqipëri është 10 minuta.

LEXO EDHE:  Në shkolla ndodh gjithçka nga ngacmimi seksual te hashashi/ Rilindja një “KÇK” që mbron punët e pista



Policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit.

LEXO EDHE:  PD kërkon llogari për grabitjen e Postës Sekrete dhe ngre dyshime

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues.

Por, fundjava e dytë e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakonte për gushtin ku fluksi është më i madh.

Kjo për shkak të rrebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së temperaturave.

Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk e ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve nga Kosova për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri./Monitor

LEXO TE PLOTE