LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foshnja më e vogël në botë/ Madhësia sa e një dore

13 Janar 2018, 22:30, Aktualitet CNA

Një foshnje ka lindur pothuajse sa një çokollatë dhe peshon jo më pak se 400 gram. Por, falë mjekëve vajza e vogël ka arritur të mbijetojë.

Manushi lindi 12 javë më herët në një spital në Azi.

Foshnja lindi pa marrë frymë, me lëkurë të hollë dhe me organe të pazhvilluara. Tashmë është gjashtë muajshe dhe po del nga spitali me një peshë prej 2.5 kg.

Gruaja iu nënshtrua një operacioni urgjent kur ishte vetëm 28 javëshe në shtatzëninë e saj./CityNews

Lajmet e fundit nga