Connect with us

Aktualitet

Ekonomia shqiptare mes dy ekstremeve në 2018-n

Publikuar

-

Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me ritme të ngjashme me 2017-n, e nxitur nga vërshimi i kapitaleve të lira në ndërtimet private, vijimi i aktivitetit të TAP dhe sektorët e turizmit e shërbimeve. Në kahun tjetër, industria përpunuese pritet të vuajë pasojat e rritjes së kostove dhe hapjes së tregjeve rajonale.

Sfida e vërtetë pritet të fillojë në 2019-n, teksa projektet e mëdha do të kenë përfunduar dhe investimet e reja të brendshme po orientohen në ndërtim dhe nuk po shkojnë në rritjen e produktivitetit, që do të garantonte zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Intensifikimi i procesit të shitjes së bizneseve në shumë sektorë është një paralajmërim se e ardhmja afatmesme nuk është kaq rozë…

Nga Ornela Liperi

Ekonomia shqiptare në vitin 2018 i ngjan një molle të kuqe, që nga jashtë duket e bukur, por nga brenda krimbat po e bëjnë punën e tyre. Themi e bukur nga jashtë, pasi ndërtimi, fillimi i projekteve kapitale“OneBillion” dhe shërbimet e nxitura nga turizmi, së bashku me punimet që do tëvijojnë për projektin e gazsjellësit TAP, pritet që tënxisin rritjen edhe këtë vit, ashtu siç ndodhi nëvitin 2017.Turizmi do të nxisë tregtinë dhe konsumin. Eksportet pritet që të vazhdojnë rritjen me të njëjtat ritme si në 2017-n, të udhëhequra sërish nga tekstilet dhe materialet e ndërtimit e metalet. Edhe lajmet nga fqinjët janë pozitive, të paktën në 2018-n, Greqia pritet të rritet me 2.3%, sipas OECD dhe Italia me 1.5%, për t’u ngadalësuar një vit më pas.

Themi e kalbur nga brenda, pasi orientimi i dukshëm i kapitaleve në ndërtim, ndërsa gjallëron punësimin dhe zinxhirin e bizneseve që e mbështesin në afatin e shkurtër, nuk sjell rritje produktiviteti dhe nuk ndihmon zhvillimin afatgjatë. Përkundrazi, rendja drejt kullave rrezikon të krijojë një flluskë të madhe. Edhe investimi në turizmin e luksit është një thikë me dy presa, pasi nuk i përgjigjet kërkesës reale. Industria përpunuese, nga ana tjetër,është në prag mbijetese dhe hapja e tregjeve me rajonin pritet t’i japë goditjen finale. Konsumi mbetet anemik dhe rritet me ritme më të ulëta se ekonomia. Biznese të mëdha po mbyllen, të tjera janë në shitje.

Projekti “One Billion” ka rrezik të kthehet në një kosto të madhe që do ta paguajmë të gjithë në vitet në vijim. Eksportet vijojnë të jenë të mbështetura te kosto e lirë e fuqisë punëtore dhe shitja e burimeve natyrore.

Molla do të vijojë të shkëlqejë edhe këtë vit, por sfida e vërtetë fillon në 2019-n, kur projektet e TAP dhe Devollit të kenë përfunduar tërësisht dhe ndërtimi të ketë filluar shfryrjen. Jo më kot, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur së fundmi parashikimet për rritjen ekonomike në vitin 2018 (nga 4.1% në 3.7%) si dhe pritshmëritë për kërkesën e brendshme dhe investimet bruto, në një sinjal se në afatin e mesëm, vendi do të ketë të vështirë të gjenerojë burime të reja të rritjes, pas përfundimit të projekteve të mëdha.

FMN është e shqetësuar gjithashtu për një “shthurje” fiskale të qeverisë, pas planeve të saj të mëdha për projektet e Partneritetit Publik-Privat. “Rreziqet më të mëdha për ekonominë janë një devijim i politikave qeveritare nga rruga e tyre aktuale, veçanërisht nga trajektorja fiskale dhe premtimet kryesore të reformës”, ka pohuar për “Monitor” përfaqësuesi i Përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në Shqipëri, JensReinke.

Matteo Colangeli, drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Shqipërinë ka paralajmëruar në një intervistë për “Monitor” se është e rëndësishme që për një stabilitet afatgjatë, rritja të balancohet midis sektorëve dhe likuiditeti të drejtohet në sektorët konkurrues të ekonomisë shqiptare, sesa në projekte teorike të pasurive të patundshme.
“Shqipëria duhet të diversifikojë burimet e rritjes”, rekomandon Maryam Salim, menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore (BB) në Shqipëri. “Dhe këtë mund ta bëjë duke ruajtur stabilitetin makroekonomik, duke përmirësuar klimën e investimeve (me një gjyqësor më efikas dhe program investimesh publike), duke reformuar sektorët e energjisë dhe të arsimit”.

Vetëm në kryeqytet, 300 milionë euro investime në ndërtime

Ka një orientim të dukshëm të kapitaleve të lira në sektorin e ndërtimit. Të dhënat e INSTAT treguan se për 9-mujorin 2017, lejet e ndërtimit në të gjithë vendin u dyfishuan dhe në Tiranë ishin pothuajse në trefishim.
Vetëm në kryeqytet pritet që investimet në ndërtim të arrijnë në rreth 300 milionë euro, sipas të dhënave indirekte të bazuara në pritshmëritë e Bashkisë së Tiranës për taksën e infrastrukturës (nga kjo taksë, qëështë 8% e vlerës së shitjes, pritet të arkëtohet një nivel rekord prej 24 milionë eurosh në 2018-n, sipas buxhetit zyrtar të kryeqytetit për vitin 2018, për të rënë më pas në vitet në vijim). Kjo shumë që pritet të fillojë të investohet këtë vit në kryeqytet është sa 2.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Krahas komplekseve rezidenciale, që shiten me çmime mesatare 800-1200 euro/m², për të cilat ka kërkesë, në Tiranë pritet të ndërtohen kulla shumëkatëshe, për të cilat të gjithë thonë se nuk ka treg, pasi po krijohet mbiofertë në tregun e pasurive të paluajtshme, si për apartamente banimi, zyra, hotele e sidomos për hapësira tregtare. Apartamentet do të shiten me të paktën 2,000 euro për metër katror. Çdo vit, në Tiranë, shiten maksimumi 150 apartamente premium (të shtrenjta), ndërsa oferta pritet të rritet njëherësh me rreth 1000 të tilla. Pa folur pastaj për qendrat tregtare, të cilat edhe aktualisht janë në mbiofertë (kryeqyteti ka 235 m² sipërfaqe qendrash tregtare për 1000 banorë, duke ua kaluar edhe vendeve perëndimore, si Italia, Gjermania, Franca, Spanja). Ndërtuesit kanë paralajmëruar se mund të hapet një gropë që do t’i përpijë të gjithë dhe tregu mund të shkojë në kolaps.

Në janar, pritet të fillojë nga ndërtimi kullat Down Town Albania dhe Eyes of Tirana. Vetëm Down Town Albania është një investim prej 75 milionë eurosh.

Sokol Kika, nga Kika Construction, sjell në vëmendje dhe një dukuri tjetër në sektorin e ndërtimeve rezidenciale. Shtimi i lejeve të ndërtimit po rifut në treg kompani që kishin vite pa ndërtuar dhe nuk kanë likuiditet, duke rritur rrezikun e kleringut. Nga ana tjetër, po orientohen në ndërtim kompani që nuk kanë pasur përvojë më parë në këtë sektor, çka mund të çojë në investime të gabuara.

 

TAP, drejt fundit

Ulrike Andreas – Drejtoreshë për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, thotë se punimet për gazsjellësin TAP, projektin më të madh të realizuar ndonjëherë në Shqipëri, me vlerë totale 1.5 miliardë euro, do të vijojnë edhe këtë vit me intensitetin e 2017-s. Në Shqipëri, deri në dhjetor të vitit 2017, më shumë se 77% e korridorit të kalimit, gjurmës së TAP, është pastruar dhe niveluar; 72% e tubave janë salduar dhe 62% e tubacionit është ulur poshtë në kanal.

Në vitin 2018 do të vijojnë punimet për instalimet mbi sipërfaqe (stacioni i kompresorëve, stacioni matës dhe stacionet e valvulave të bllokimit) dhe segmentin tokësor të tubacionit. Këtë vit, punimet për ndërtimin e gazsjellësit do të zhvendosen nga pika më e lartë në Skrapar, 1,800 metra mbi nivelin e detit, në thellësinë e detit Adriatik.
Në vitin 2019, kur punimet të kenë përfunduar, tubacioni do të provohet dhe testohet në mënyrë që në vitin 2020, gazi i parë nga Deti Kaspik (nga fusha gazmbajtëse e Shah Denizit) të transportohet drejt Europë.

 

Thika me dy presa e turizmit

Shqipëria u kthye në një destinacion të rëndësishëm turistik vitin e fundit, pasi kriza në Turqi solli një riorientim të kërkesës drejt shteteve të tjera, ku përfitoi edhe vendi ynë. Ky fluks amortizoi rënien e fortë të turistëve nga Kosova, hyrjet e të cilëve u reduktuan me 20%.
Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, pohon se edhe për këtë vit, kërkesa është e lartë. Prenotimet janë rritur me 40%, ndërsa 90% e kapaciteteve hoteliere janë rezervuar tashmë nga agjencitë e Europës Qendrore e Lindore. Të paktën edhe në 2019-n, rezervimet janë të garantuara.

Më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë. Nëse Shqipëria nuk do të arrijë t’i përgjigjet siç duhet këtij fluksi, duke rregulluar infrastrukturën dhe shërbimet mbështetëse, turistët do të zhgënjehen, duke prishur imazhin pozitivtë vendit. Sinjali i parë u dha nga shtetasit nga Kosova, që braktisën Shqipërinë pas dy dekadash. Sinjali i dytë erdhi nga turistët polakë, risia e 2017-n, që këtë vit nuk shquhen për rezervime të larta, por ua kanë lënë vendin ukrainasve.

Profili i turistit që po vjen në Shqipëri është kryesisht ai ekonomik, që kërkon oferta të leverdishme, të gjitha të përfshira, dhe hotelet ekzistuese, me gjithë vështirësitë, u përpoqën t’i përgjigjen, ndonëse deklaruan se shërbimi me të gjitha të përfshira ishte i paleverdishëm, për shkak të mungesës së zinxhirit mbështetës.
Në kahun tjetër kemi një ofertë turistike, që po shkon krejt në kah të kundërt me kërkesën. Të nxitur edhe nga lehtësitë fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje, shumë sipërmarrës kanë gati projektet për të ndërtuar resorte luksoze, duke rrezikuar të krijojnë mbiofertë, pikërisht aty ku kërkesa është e dobët.

 

Viti i madh i shitblerjeve

2018-a pritet të jetë një vit mjaft i zënë me shitblerjet e bizneseve, si një dëshmi që sipërmarrjet po kërkojnë të ripozicionojnë veten, teksa tregu po ndryshon dhe po bëhet gjithnjë e më i vogël, saqë nuk ka më vend për të gjithë. Sinjalet e para u dhanë që në 2017-n. Operatori i katërt celular, Plus Communication doli nga tregu në fund të vitit. Zinxhiri i hoteleve me 5 yje Sheraton la Shqipërinë, një largim që tingëlloi mjaft ironik, teksa ai po ndodh në një moment kur turizmi po shihet si sektor premtues dhe të gjithë janë turrur të ndërtojnë hotele me 5 yje, pas lehtësive në këtë sektor.

Spitali privat Hygeia është në negociata për t’u shitur me operatorët e tjerë vendas, pasi kompania ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk pret të rikuperojë investimin e saj nga aktiviteti normal. Sipërmarrësit e industrisëa gropërpunuese janë të gjithë gati të shesin aktivitetet që po i menaxhojnë me mjaft vështirësi dhe të kthehen në tregtues, apo ndërtues.
Bankat do të vijojnë të jenë në shitje. NBG Bank është në negociatat e fundit për t’u shitur tek ABI Bank. Tirana Bank, një tjetër me kapital grek, do të jetë gjithashtu në shitje. Bankierët thonë që të gjitha bankat janë në shitje. Problemi i vetëm është që nuk ka blerës!
Dhe ky nuk është një problem vetëm për bankat, por për të gjithë ata që duan të dalin nga tregu…

 

Thirrja për ndihmë e industrisë përpunuese

Industria përpunuese po kalon një periudhë të vështirë. Prodhuesit e miellit janë të goditur nga hyrja e miellit serb, industria përpunuese e qumështit po kalon situatë tëvështirë, birra po konkurrohet nga importi. Rritja e vazhdueshme e kostove po i bën ata jo konkurrues në rajon, teksa Serbia dhe Maqedonia janë shumë agresive me subvencione për industritë e tyre, por edhe për tërheqjen e investimeve të huaja. Teksa prodhuesit japin alarmin se hapja e tregjeve me rajonin do t’i fundosë ata dhe do t’i kthejë në importues, askush nuk duket se po i merr seriozisht.

 

Eksportet, sërish me rritje

Eksportet iu rikthyen rritjes dyshifrore në 2017-n, me rreth 13%, pas një viti të dobët në 2016-n. Të njëjtën tendencë parashikojnë eksportuesit edhe për këtë vit. Tekstilet dhe këpucët do të vijojnë të jenë zëri kryesor që shitet jashtë vendit. Shqipëria vijon të jetë tërheqëse për partnerët e huaj, kryesisht ata italianë, për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore dhe afërsisë gjeografike. Por, kostot që po rriten vazhdimisht po e bëjnë sektorin gjithnjë e më pak konkurrues. Flamur Hoxha, sipërmarrës i Kler, prodhues dhe eksportues i këmishave, thotë se kërkesa e tregut dhe potenciali është shumëi lartë, por Shqipëria nuk arrin t’i përgjigjet pasi nuk ka arritur të jetë konkurruese në shumë avantazhe që i kanë vendet e rajonit.

Materialet e ndërtimit dhe metalet, grupi që lulëzoi në 2017-n pret që sërish ky vit të jetë pozitiv, i nxitur dhe nga ndërtimet vendase.
Eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në 2017-n ishin modeste, pritet të kenë ecuri pozitive në drejtim të mineraleve, teksa Albchrome vijon aktivitetin me rritje dhe Beralb (në fushën e bakrit), pritet të rifillojë pjesërisht prodhimin. Ndërsa investimet e Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe nëEuropë, atë të Patos Marinzës, kanë qenë minimale që kur kompania u shit mëse një vit më parë te kinezët e GeoGade.
Grupet e tjera si ushqime e pije dhe makineri e pajisje zënë një peshë të vogël, më pak se 5% në totalin e eksporteve.

 

Bankat, kreditimi rritje modeste

2017-a ka shënuar të tretin vit radhazi kur ekonomia nuk po kreditohet, pavarësisht politikës lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë në nivele minimale prej 1.25%, në një përpjekje për të ulur koston e parasë dhe për të nxitur investimet private. Me bazë vjetore (nëntor 2017/nëntor 2016), rritja e huasë për ekonominë është minimale vetëm 0.1%. Në 2015-n, kredia ra me 2.2% dhe në 2016-n u zgjerua me 0.75, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Bankierët presin këtë vit gjallërim të lehtë të kreditimit, të nxitur edhe nga projektet “OneBillon”, që do të realizohen me Partneritet Publik-Privat dhe një pjesë e financimit mund të vijë nga bankat, ndonëse këto të fundit nuk kanë shprehur ndonjë optimizëm të dukshëm në këtë drejtim.
Bankierët janë ankuar vazhdimisht që mungojnë projektet e mira nga bizneset dhe kjo ka ndikuar në lëvrimin e huasë së re.
Negativisht pritet të ndikojë vendimi i financave dhe Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave oficerët e kredisë do të duhet të bëhen edhe “policë tatimorë” dhe të mos kreditojmë më biznese me dy bilance nga 1 janari. Bankierët kanë pohuar se kjo prerje si me thikë, pritet të ketë ndikim të dukshëm në uljen e kreditimit.

 

Kostot e fshehura

Vitet e fundit, shtimi i vazhdueshëm i barrës fiskale (përmes taksave direkte e të fshehura, tarifave dhe shtrenjtimit të energjisë) ka rritur kostot te biznesi, sidomos industrinë përpunuese, duke i bërë ato më pak konkurruese, në pamundësi për ta transferuar atë te çmimet, sidomos eksportuesit.

Këtë vit, ndonëse nuk ka rritje direkte të taksave, shtimi i kostove do të vazhdojë. Pas rritjes së pagës minimale, bizneset këtë vit do të përballen me liberalizimin e tregut të energjisë, i cili do t’i detyrojë ata që gradualisht të fillojnë të blejnë energjinë në treg të lirë, duke i lënë ata të pambrojtur nga rritja e çmimeve. Nga 1 janari, 75 biznese që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt i energjisë duhet të dalin në tregun e parregulluar të energjisë. Nëse ata nuk arrijnë të gjejnë një furnizues, OSHEE do të aplikojë për të gjithë bizneset që nuk kanë siguruar furnizues të tyren, furnizimin me energji elektrike sipas çmimit mesatar të siguruar nga tenderi duke aplikuar mbi të edhe 10% më shumë, një praktikë kjo për të inkurajuar këto biznese drejt liberalizimit. Liberalizimi do të vijojë gradualisht dhe me bizneset e tjera.
Ulja e kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekëështë një tjetër masë që do të rrisë koston administrative të bizneseve të vogla, por do të ulë dhe fitimet e tyre, në rast se ata nuk do të arrijnë ta transferojnë në çmim pjesën e TVSH-së që do të duhet të paguajnë.

 

Faktorët negativë

-Projektet e mëdha po shkojnë drejt fundit, nuk duken investime të reja të huaja në horizont
-Liberalizimi i tregut të energjisë për bizneset do t’i lërë këta të fundit të pambrojtur ndaj një shtrenjtimi të çmimit, p.sh., në raste thatësire
-Ndryshimet klimatike mund të sjellin pasoja të paparashikueshme, si ngricat, apo përmbytje, me kosto të larta për ekonominë dhe buxhetin
-Përfundimi i marrëveshjes detyruese me FMN-në mund të çojë në “shthurjen” e qeverisë nga angazhimi i saj për konsolidimin fiskal, teksa ajo po rend drejt projekteve të mëdha
-Rritja e vazhdueshme e kostove dhe taksave i ka bërë bizneset më pak konkurruese
-Nëse euro do të vijojë të jetë e nënçmuar do të godasë eksportuesit shqiptarë
-Mbi investime në sektorin e ndërtimit, sidomos rendja drejt qiellgërvishtësve

Faktorët pozitivë

-Kërkesë e lartë nga turistët e huaj, që do të shtojë prurjet valutore
-Investime private në rritje të orientuara nga kërkesa e lartë e turistëve
-Eksportet pritet të vijojnë tendencën rritëse
-Rritje e shpenzimeve kapitale, në kuadër të projektit “OneBillion”, që do injektojnë likuiditet në ekonomi
-Zbatimi i reformës në drejtësi mund të krijojë një mjedis më të favorshëm për investimet e huaja, por dhe klimën e biznesit në Shqipëri
-Interesat e depozitave mund të fillojnë rritjen, duke rikthyer kursimet në lekë në banka./ Monitor

 

Aktualitet

“Çmendet” Flamurtari/ Nga një gol çdo 6 minuta

Publikuar

-

By

Flamurtari po luan kundër Teutës së Durrësit në shtëpi, ku si duket pas golit të pësuar jo vetëm që ka mbledhur forcat për të barazuar, por ka shënuar plot 3 gola në vetëm 12 minuta lojë.

Golat janë shënuar nga Muarem në minutën e 19′ dhe 25′, dhe nga Useini në minutën e 31′.

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro u dorëhoq pas humbjes ndaj Skënderbeut dhe eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i ish-kameramanit të televizionit të njohur shqiptar

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se një 34 vjeçar është gjetur i mbytur sot në shpellë, ndërsa thuhet se i ndjeri është i identifikuar si Armand Halvaxhiu, nga Tirana.

Në njoftim thuhet se 34-vjeçari merrej me zhytje, dhe trupi i pajetë është dërguar drejt morgut. Më parë 34-vjeçari ka punuar edhe si kameraman në tek News 24 dhe Agon Channel, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring (Video)

Publikuar

-

By

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar.

Boksieri shqiptar goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë.
Gashi ndëshkohet me dy pikë dhe sfida vijon por gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të boksojnë ndershëm.

Boksieri Schwarz simulon në dy kontakte të tjera të lehta, duke bërë që në raundin e 4-t arbitrat të skualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe trajnerin e tij, që sulmojnë personalisht gjermanin, për të larë hesapet, pasi ishte mbyllur ndeshja. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak degjeneroi në një sherr masiv.

Boksieri pejan regjistronte 16 fitore deri tani, të gjitha me Knock Out, teksa sot pësoi humbjen e parë, që duhet pranuar se ishte vërtetë e padrejtë, ndaj Gashi ka arsye të ndihet i vjedhur. /SS

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Sport20:11 - 22 April, 2018

Shkëndija matematikisht kampione/ Tetova në festë

Mision i realizuar me sukses. Shkëndija e Tetova është edhe matematikisht kampione e Maqedonisë. Pas titullit të parë në sezonin...

Sport20:04 - 22 April, 2018

Man.City e feston me goleadë titullin/ Tifozët pushtojnë fushën

Edhe pse e fitoi zyrtarisht titullin një javë më parë pas humbjes së rivalëve të Manchester United ndaj WBA, Manchester...

Aktualitet19:51 - 22 April, 2018

“Çmendet” Flamurtari/ Nga një gol çdo 6 minuta

Flamurtari po luan kundër Teutës së Durrësit në shtëpi, ku si duket pas golit të pësuar jo vetëm që ka...

Aktualitet19:39 - 22 April, 2018

Gjendet trupi i pajetë i ish-kameramanit të televizionit të njohur shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun. Sipas burimeve nga policia, mësohet...

Sport19:24 - 22 April, 2018

Flamurtari pa Duron ndëshkohet që në minutë të 8′-të

Po luhet në stadiumin ‘Flamurtari’ ndeshja mes vlonjatëve dhe Teutës e vlefshme për javën e 30 të kampionatit shqiptar, me...

Aktualitet19:14 - 22 April, 2018

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring (Video)

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi...

Sport19:02 - 22 April, 2018

Marquez sërish protagonist, pole dhe penalizim

Piloti spanjoll i Hondës, Marc Marquez fitoi pole positionin e tij të 6 radhazi në garën e Austinit, pasi e...

Aktualitet18:54 - 22 April, 2018

“Urime nga zemra kolegë”/ Vasili përgëzon mjekët: Ndodhi për herë të parë në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka uruar mjekët shqiptarë për realizimin me sukses të...

Sport18:46 - 22 April, 2018

Gattuso: Mbrëmje e turpshme, ndjesë tifozëve

Në fazën e parë, Beneventos, atëherë e sapongjitur në Serie A, merrte pikën e parë ndaj kuqezinjve me një gol...

Aktualitet18:26 - 22 April, 2018

Zjarri në Tiranë/ Malltezi denoncon disa katastrofa të tjera mjedisore nga shteti

Drejtor i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas zjarrit që...

Aktualitet18:17 - 22 April, 2018

Luan Rama kryqëzon ministren e Kulturës dhe Kryeministrin për Himnin Kombëtar

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka sulmuar ministren e Kulturës Mirala Kumbaro dhe kryeministrin Edi Rama, lidhur...

Aktualitet18:04 - 22 April, 2018

Djegia e fabrikës së riciklimit/ Specialistët ngrenë alarmin

Djegia e një fabrike riciklimi në Kashar mëngjesin e sotëm, ka shkaktuar një valë reagimesh nga specialistët e mjedisit. I...

Sport17:52 - 22 April, 2018

Kukësi dhe Laçi sërish në barazim

Pas barazimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Laçi dhe Kukësi sërish janë mjaftuar me nga një pikë edhe në...

Kronika17:43 - 22 April, 2018

E rëndë/ Gruaja gjen burrin të varur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dropull, ku një 60 vjeçar është gjetur i vetvarur në banesën e tij....

Sport17:43 - 22 April, 2018

Ish-basketbollisti i përkushtohet kanabisit

Qëllimi i ri i Lamar Odom për jetën, që kur doli nga koma, është që të synojë të përmirësojë edhe...

Aktualitet17:35 - 22 April, 2018

Shpërthen anëtarja e Këshillit Kombëtar: “Epoka” Basha?! O injorancë në piedestal!

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira Bushati, si një nga zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës brenda PD, ka...

Bota17:30 - 22 April, 2018

Video/ Vritet gazetari në transmetim të drejtpërdrejtë

Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin...

Aktualitet17:25 - 22 April, 2018

FOTO/ Kapet peshku i rrezikshëm

Përmirësimi i kushteve të motit u ka dhënë mundësi anijeve të flotës së peshkimit në Durrës të dalin për peshk....

Sport17:16 - 22 April, 2018

Morata ‘tundon’ Marottën/ Sulmuesi drejt rikthimit te Juve

Alvaro Morata duket se nuk po gjen qetësi askund tjetër përveçse te Juventusi dhe po mendon seriozisht rikthimin te bardhezinjtë....

Kosova & Rajoni17:10 - 22 April, 2018

“Shpërthen” deputeti i LDK-së/ Del kundër zgjedhjeve partiake

Njëri prej deputetëve më të votuar të LDK-së, Arben Gashi, ka dalë kundër idesë që të ketë zgjedhje të reja...

Sport17:07 - 22 April, 2018

Emocion dhe lot, Julio Cesar i jep lamtumirën futbollit (Video)

Sfida mes Flamengos dhe Atletico Mineiros ishte edhe e fundit për portierin brazilian Julio Cesar, që përfundimisht vendosi të ‘varë...

Sociale17:04 - 22 April, 2018

Klosi: Java e Tokës, rezultate të dukshme falë kontributit të gjitha institucioneve

E diela është një ditë pushimi për të gjithë por jo për 500 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit....

Kuriozitete17:00 - 22 April, 2018

Droga e luksit dhe efektet e kokainës në vaginë

Kokaina, droga e luksit që prodhohet dhe shitet në mënyrë ilegale, është duke tërhequr gjithmonë e më shumë të rinjtë,...

Aktualitet16:55 - 22 April, 2018

Avokati shpërthen ndaj Bashës: Vuri në krye të PD-së Durrës, atë që e tallin të gjithë

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të zgjedhurin e...

Sport16:40 - 22 April, 2018

Flamurtari, shansi i fundit për Europën/ Teuta do pikët e mbijetesës

Flamurtari-Teuta do të jetë një takim i veçantë, pasi do të vihen përballë një skuadër në krizë të thellë identiteti,...

Life Style16:40 - 22 April, 2018

Po vjen plazhi, ja si të keni kofshë të holla për 1 javë. Do befasoheni

Shumë gra dëshirojnë kofshë të holla. Ndoshta ndryshimet në dietën tuaj dhe trajnimet që keni bërë gjatë kësaj kohe nuk...

Aktualitet16:33 - 22 April, 2018

Berisha ironizon mbledhjen e qeverisë në Fier

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet...

Sport16:26 - 22 April, 2018

Sfida për titullin, Juve ‘treni i fundit’ për Napolin

Java e 34 e Serisë A do të vijojë sot me 6 takime, teksa do të kulmojë me supersfidën e...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Informacion i vlefshëm për të gjithë: Gratë përjetojnë 6 orgazma të ndryshme

Zakonisht në çiftet vihet re se gjithmonë më i përqëndruar për të arritur orgazmën është mashkulli e nga ana tjetër...

Close