LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Tahiri dhe Çako, dy hallka të sistemit kriminal

13 Janar 2018, 11:24, Aktualitet CNA

Në kuadër të përkujtimit të 105 vjetorit krijimit të policisë së shtetit, kreu i PD-së, ka vizituar familjen e policit të rënë në krye të detyrës Artan Cuku.

Në një komunikatë të dhënë për mediet, Basha është shprehur se korrupsioni ka nisur nga përfshirja e politikës me krimin e më pas ka akaluar në radhët e policisë.

Basha është shprehur se krimi ka nisur nga Saimir Tahiri dhe Haki Çako.

?Korrupsioni dhe lidhja e tij me krimin nuk nisi nga radhët e policisë por nga koka politike e policisë. Nisi nga Saimir Tahiri dhe Haki Çako, kjo është tashmë katërcipërisht e provuar. Saimir Tahiri dhe Haki Çako janë dy hallka të sistemit kriminal që drejtohet nga Edi Rama dhe ku Fatmir Xhafa ka lidhje dhe rolin e tij të padiskutueshëm. Pra, vettingu nga Fatmir Xhafa, apo Edi Rama, apo  kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t?i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet, kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin?, u shpreh Basha. /CityNews

Lajmet e fundit nga