LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen shpërthimet në Krujë/ Tritol shtëpisë së policit

12 Janar 2018, 07:39, Aktualitet CNA

Një sasi eksplozivi është vënë në shtëpinë e shtetasit Agron Voga në fshatin Halil të Krujës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

SIpas uniformave blu, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm makina e Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë.

Nuk dihet nëse ngjarja të lidhet me detyrën e Agron Vogës, por po hetohen edhe pista të tjera.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ CityNews

Lajmet e fundit nga