LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e qeverisë në Lezhë/ Banorët në protestë

12 Janar 2018, 14:57, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur qeverinë e tij në qytetin e Lezhës.

Ashtu siç ndodhi edhe në Shkodër, banorët e Lezhës janë mbledhur pranë vendit ku po mbahet mbledhja e qeverisë dhe po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta e banorëve lidhet me gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e Torovicës, ndërkohë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetja e zonës, kanë shkuar pranë protestuesve. Nikolla u ka garantuar protestuesve se po shqyrtohet mundësia për rikonstruksionin e rrugës. /CityNews

Lajmet e fundit nga