LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush shkon në votime përfiton një celular "iPhone" ose një "iPad"

12 Janar 2018, 18:40, Aktualitet CNA

 Kush prej votuesve do të paraqitet para kutisë së votimit për të hedhur votën për kandidatët garues për presidentë do të përfitojë një aparat celular të markave të sipërpërmendura.

Çudia elektorale vjen nga Rusia, votuesit e të cilës nëse do të shkojnë të votojnë në muajin mars do të kenë mundësinë të fitojnë një “iPhone” ose një “iPad”. Sipas një dokumenti të Kremlinit të botuar nga mediat vendase, ky është një ndër opsionet që Kremlini po shqyrton për të siguruar pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale.

Rizgjedhja president e Vladimir Putinit është e siguruar. Megjithëse popullariteti i tij vazhdon të jetë i lartë, anketimet tregojnë se nuk është i tillë imazhi i procesit zgjedhor. Aktivistët e opozitës thonë se Kremlini është i shqetësuar ndërsa përpiqet të ruajë balancën ndërmjet kontrollit të rreptë ndaj fushatës zgjedhore, por në anën tjetër edhe shmangies së apatisë së votuesve.

Aktivistët thonë se Kremlini është i vendosur të sigurojë një nivel të lartë pjesëmarrjeje, për të demonstruar se zoti Putin mbetet ?udhëheqësi i pazëvendësueshëm? i Rusisë pas 18 vitesh në pushtet dhe se kontrolli i tij mbi vendin nuk është dobësuar.

I vetmi udhëheqës real opozitar, Alexei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhje. Ndalimi i kandidimit të tij u miratua javën e kaluar nga Gjykata e Lartë e Rusisë.

Zoti Navalny vazhdon megjithatë të jetë shqetësim për Kremlinin, ndërsa ai po përpiqet ta paraqesë procesin zgjedhor të manipuluar, duke përdorur video në internet që denoncojnë korrupsionin e rrethit të zotit Putin, si dhe duke organizuar protesta në rrugë për të provokuar një reagim nga Kremlini…

Dokumenti i Kremlinit që pasqyron mënyrat se si do të tërhiqen votuesit drejt qendrave të votimit sugjeron se apatia dhe bojkoti përbëjnë shqetësim për vartësit e zotit Putin. Sipas dokumentit të botuar nga “RBC Media”, Kremlini do të ofrojë telefona iPhone dhe tableta iPad për fituesit që do të nxjerrin fotografitë më të mira ?selfie? nga qendrat e votimit.

Gjithashtu, do të angazhohen personalitete të njohura publike dhe të sporteve, të cilët do të promovojnë konkursin ?Foto tek qendrat e votimit?. Mekanizma të tjera, do të jenë organizimi i lojërave për të gjithë familjen, si dhe ofrimi i referendumeve shtesë për tema që u interesojnë familjeve ruse..m shënohet në raportimin e sjellë nga radioja “Zeri i Amerikës”.

Lajmet e fundit nga