Connect with us

Aktualitet

Kush është Xhaferr Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës që fitoi 13 milionë euro

Publikuar

-

Xhaferr Isufi, është një personazh që kryesisht është bërë i njohur pasi Lulzim Basha i hyri karrierës politike dhe më pas edhe një i akuzuar, kryesisht në media për “rritjen e tij si biznesmen.

Në një editorial të tij botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, tregon me detaje se kush është Xhaferr Isufi, një ish-oficer ndërlidhjeje deri në vitet 90 i cili së fundmi ka siguruar një pasuri miliona dollarë.

Disa dhjetëra të tilla do t’i përfitojë nga taksat e shqiptarëve, pas “hakmarrjes” së Edi Ramës, për shembjen e një pallati me leje, por me akuza dhe histori dyshimi mbi pronësinë.

Mero Baze shkruan:

“Vjehrrit të Lulzim Bashës i takojnë 13 milionë euro për pallatin e prishur. Ndoshta vlera është rritur pak nga Gjykata e Strasburgut, por në mos 13 milionë, 11 milionë ai pallat vlen. Ishte mbi det, në një pozicion fantastik, edhe pse shkatërronte gjithë shëtitoren buzë detit të Vlorës, dhe të ofronte komoditetin ta kishe shtëpinë në zemër të një zone turistike.

Kështu që nuk ja vlen të bëjmë debat për drejtësinë e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Ai pallat afërsisht aq vlen. Është një pasuri konkrete, e prishur nga qeveria për interes publik.

Problemi i atij pallati është tjetërkund, dhe po shmanget qëllimisht nga debati publik. Investitori i atij pallati është Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës. Xhafer Isufi është një burrë i mirë nga Labëria, ka qenë ushtarak, me profesion teknik ndërlidhës, dhe është liruar nga ushtria në vitet ‘90. Ka punuar një kohë si shef sigurie i kompanisë VEFA, pasi merrte vesh nga radiot, dhe gruaja e tij ishte mbesë e Vehbi Alimuçaj.

Më pas është marrë me punë të vogla për të mbijetuar. Në vitin 2004 ka paraqitur kandidaturën për t’u bërë anëtar i KKRT (sot AMA), në emër të Partisë Socialiste, por nuk fitoi përballë Halil Lalaj. Si gjithë ish- ushtarakët, vjen nga një familje e majtë, me tendenca ekstreme. Xhaxhain e tij e pat arrestuar Sali Berisha si kryetar të një partie komuniste në ilegalitet në vitin 1996. Nuk ka qenë i pasur deri në vitin 2005, kur dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër.

Në vitin 2009 ai regjistron papritur një shoqëri ndërtimi dhe më 2010 merr leje për të ndërtuar këtë kompleks turistik në Vlorë.

Tani që Vetingu për gjyqtarë , prokurorë e policë ka nisur, tani që po u kërkohet të deklarojnë me çfarë parash kanë blerë mobiljet, kostumet, me çfarë kanë shkolluar fëmijët etj, kryetari formal i opozitës së Shqipërisë ja ka detyrim popullit shqiptar, sidomos atij opozitar, të thotë me çfarë parash, fare papritur, vjehrri i tij nisi një investim, vlera e të cilit në finale shkoi 13 milionë euro. Kjo është shumë serioze. Është sa gjithë buxheti i reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Qurrashit të Lulit i erdhi goja

Është provë faktike që vjehrri i tij, nga një kapter i papunë, u gdhi investitor prej miliona eurosh. I vetmi ndryshim në jetën e tij familjare, ishte se dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër. Investimi ka nisur një vit pasi Lulzim Basha u akuzua për shpërdorim të 220 milionë eurove në “Rrugën e Kombit”.

Tani nëse në këtë vend do të ketë ndonjëherë drejtësi, apo hetim të pasurisë së politikanëve, ky është rasti më përfaqësues, ku duhet të shfletohet çdo faturë, çdo transaksion dhe çdo pagesë që ka prodhuar një pasuri 13 milionë euro për vjehrrin e një politikani të akuzuar për korrupsion.”

Më tej Baze thekson se, “Lulzim Basha nuk ka lënë gjë pa thënë për kundërshtarët e vet, nuk ka lënë fantazi pa shfrenuar se si ata vjedhin apo pasurohen, dhe mirë ka bërë, nëse e ka bërë për interes publik. Por tani është në një telash të madh. Përpara se qeveria shqiptare t’ia rimbursojë ato 13 milionë euro për vjehrrin e tij, është e domosdoshme që ai vetë i pari të bëjë Vetingun e parave të vjehrrit. Të provojë që vjehrri i tij e ka pasur së paku milionëshin e parë të investimit në atë kompleks turistik nga i cili po përfiton 13 milionë euro nga qeveria shqiptare. Po i lë mënjanë zaptimin e tokës, ndërtimin në det, dhe gjithë harbutllëqet e tjera në emër të pushtetit. Po e quaj dhe unë si Edi Rama ndërtim të ligjshëm, edhe pse kam luftuar qysh në themelet e atij pallati, për t’u prishur.

Por paratë duan doemos transparencë. Duan trasparencë pasi i zoti real i parave, po përpiqet t’u shfaqet shqiptarëve si kalorës i luftës kundër kriminalizimit të politikës. Rast më flagrant se ky unë nuk di. Nëse ai vërtet do t’i gëzojë ato para, ai duhet të bëjë vetë i pari Vetingun e pasurimit të vjehrrit, siç po e bëjnë gjyqtarë, prokurorë, policë e kushdo tjetër me pozita publike. Nëse nuk e bën ai, duhet ta bëjë Prokuroria. Gjyqin e ka të fituar, paratë aty janë, mund t’i marrë kur të dojë. Por duhet të provojë se janë të tijat, e jo paratë që ua ka marrë nga xhepat shqiptarëve. Duke vjedhur si ministër!”, përfundon komentin e tij duke theksuar se paratë e fituar nga gjyqi, Basha i ka fituar duke vjedhur si ministër. /CityNews

Aktualitet

VIDEO/ 15-vjeçarja lind fëmijën në mes të lulishtes së Durrësit

Publikuar

-

By

Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj në lulishten e Durrësit, atje ku kishte shkuar për të lypur bashkë me bashkëshortin e saj dhe disa fëmijë të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga Durrëslajm, ndërsa mësohet se vajza rome e quajtur Meke dhe me origjinë nga Fieri kishin shkuar në qytetin e Durrësit për të lypur, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Jemi nga Fieri. Ishim atje dhe erdhëm këtu për të lypur. Pa drita jemi në shtëpi, s’kemi ekonomi. Jemi 6 veta së bashku me mua dhe nusen”, është shprehur bashkëshorti i 15-vjeçares për Durrëslajm.

LEXO EDHE:  Qurrashit të Lulit i erdhi goja

28-vjeçari tregon se bashkëshorten e tij e kapën dhimbjet në lulishte dhe solli në jetë një djalë.

“Lindi këtu në lulishte. E kapën dhimbjet, lindi djalë. Pastaj e çuam në spital, pa lekë, pa gjë, por doli me sukses”- u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çmendet” Flamurtari/ Nga një gol çdo 6 minuta

Publikuar

-

By

Flamurtari po luan kundër Teutës së Durrësit në shtëpi, ku si duket pas golit të pësuar jo vetëm që ka mbledhur forcat për të barazuar, por ka shënuar plot 3 gola në vetëm 12 minuta lojë.

Golat janë shënuar nga Muarem në minutën e 19′ dhe 25′, dhe nga Useini në minutën e 31′.

LEXO EDHE:  Terri në PD/ “Shpërthen” Arben Imami

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro u dorëhoq pas humbjes ndaj Skënderbeut dhe eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i ish-kameramanit të televizionit të njohur shqiptar

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se një 34 vjeçar është gjetur i mbytur sot në shpellë, ndërsa thuhet se i ndjeri është i identifikuar si Armand Halvaxhiu, nga Tirana.

Në njoftim thuhet se 34-vjeçari merrej me zhytje, dhe trupi i pajetë është dërguar drejt morgut. Më parë 34-vjeçari ka punuar edhe si kameraman në tek News 24 dhe Agon Channel, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Ekskluzive: Flet Arben Imami/ Të shpëtojmë PD nga "kthetrat" e Lulzim Bashës

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet20:24 - 22 April, 2018

VIDEO/ 15-vjeçarja lind fëmijën në mes të lulishtes së Durrësit

Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj në lulishten e Durrësit, atje...

Sport20:11 - 22 April, 2018

Shkëndija matematikisht kampione/ Tetova në festë

Mision i realizuar me sukses. Shkëndija e Tetova është edhe matematikisht kampione e Maqedonisë. Pas titullit të parë në sezonin...

Sport20:04 - 22 April, 2018

Man.City e feston me goleadë titullin/ Tifozët pushtojnë fushën

Edhe pse e fitoi zyrtarisht titullin një javë më parë pas humbjes së rivalëve të Manchester United ndaj WBA, Manchester...

Aktualitet19:51 - 22 April, 2018

“Çmendet” Flamurtari/ Nga një gol çdo 6 minuta

Flamurtari po luan kundër Teutës së Durrësit në shtëpi, ku si duket pas golit të pësuar jo vetëm që ka...

Aktualitet19:39 - 22 April, 2018

Gjendet trupi i pajetë i ish-kameramanit të televizionit të njohur shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun. Sipas burimeve nga policia, mësohet...

Sport19:24 - 22 April, 2018

Flamurtari pa Duron ndëshkohet që në minutë të 8′-të

Po luhet në stadiumin ‘Flamurtari’ ndeshja mes vlonjatëve dhe Teutës e vlefshme për javën e 30 të kampionatit shqiptar, me...

Aktualitet19:14 - 22 April, 2018

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring (Video)

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi...

Sport19:02 - 22 April, 2018

Marquez sërish protagonist, pole dhe penalizim

Piloti spanjoll i Hondës, Marc Marquez fitoi pole positionin e tij të 6 radhazi në garën e Austinit, pasi e...

Aktualitet18:54 - 22 April, 2018

“Urime nga zemra kolegë”/ Vasili përgëzon mjekët: Ndodhi për herë të parë në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka uruar mjekët shqiptarë për realizimin me sukses të...

Sport18:46 - 22 April, 2018

Gattuso: Mbrëmje e turpshme, ndjesë tifozëve

Në fazën e parë, Beneventos, atëherë e sapongjitur në Serie A, merrte pikën e parë ndaj kuqezinjve me një gol...

Aktualitet18:26 - 22 April, 2018

Zjarri në Tiranë/ Malltezi denoncon disa katastrofa të tjera mjedisore nga shteti

Drejtor i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas zjarrit që...

Aktualitet18:17 - 22 April, 2018

Luan Rama kryqëzon ministren e Kulturës dhe Kryeministrin për Himnin Kombëtar

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka sulmuar ministren e Kulturës Mirala Kumbaro dhe kryeministrin Edi Rama, lidhur...

Aktualitet18:04 - 22 April, 2018

Djegia e fabrikës së riciklimit/ Specialistët ngrenë alarmin

Djegia e një fabrike riciklimi në Kashar mëngjesin e sotëm, ka shkaktuar një valë reagimesh nga specialistët e mjedisit. I...

Sport17:52 - 22 April, 2018

Kukësi dhe Laçi sërish në barazim

Pas barazimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Laçi dhe Kukësi sërish janë mjaftuar me nga një pikë edhe në...

Kronika17:43 - 22 April, 2018

E rëndë/ Gruaja gjen burrin të varur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dropull, ku një 60 vjeçar është gjetur i vetvarur në banesën e tij....

Sport17:43 - 22 April, 2018

Ish-basketbollisti i përkushtohet kanabisit

Qëllimi i ri i Lamar Odom për jetën, që kur doli nga koma, është që të synojë të përmirësojë edhe...

Aktualitet17:35 - 22 April, 2018

Shpërthen anëtarja e Këshillit Kombëtar: “Epoka” Basha?! O injorancë në piedestal!

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira Bushati, si një nga zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës brenda PD, ka...

Bota17:30 - 22 April, 2018

Video/ Vritet gazetari në transmetim të drejtpërdrejtë

Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin...

Aktualitet17:25 - 22 April, 2018

FOTO/ Kapet peshku i rrezikshëm

Përmirësimi i kushteve të motit u ka dhënë mundësi anijeve të flotës së peshkimit në Durrës të dalin për peshk....

Sport17:16 - 22 April, 2018

Morata ‘tundon’ Marottën/ Sulmuesi drejt rikthimit te Juve

Alvaro Morata duket se nuk po gjen qetësi askund tjetër përveçse te Juventusi dhe po mendon seriozisht rikthimin te bardhezinjtë....

Kosova & Rajoni17:10 - 22 April, 2018

“Shpërthen” deputeti i LDK-së/ Del kundër zgjedhjeve partiake

Njëri prej deputetëve më të votuar të LDK-së, Arben Gashi, ka dalë kundër idesë që të ketë zgjedhje të reja...

Sport17:07 - 22 April, 2018

Emocion dhe lot, Julio Cesar i jep lamtumirën futbollit (Video)

Sfida mes Flamengos dhe Atletico Mineiros ishte edhe e fundit për portierin brazilian Julio Cesar, që përfundimisht vendosi të ‘varë...

Sociale17:04 - 22 April, 2018

Klosi: Java e Tokës, rezultate të dukshme falë kontributit të gjitha institucioneve

E diela është një ditë pushimi për të gjithë por jo për 500 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit....

Kuriozitete17:00 - 22 April, 2018

Droga e luksit dhe efektet e kokainës në vaginë

Kokaina, droga e luksit që prodhohet dhe shitet në mënyrë ilegale, është duke tërhequr gjithmonë e më shumë të rinjtë,...

Aktualitet16:55 - 22 April, 2018

Avokati shpërthen ndaj Bashës: Vuri në krye të PD-së Durrës, atë që e tallin të gjithë

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të zgjedhurin e...

Sport16:40 - 22 April, 2018

Flamurtari, shansi i fundit për Europën/ Teuta do pikët e mbijetesës

Flamurtari-Teuta do të jetë një takim i veçantë, pasi do të vihen përballë një skuadër në krizë të thellë identiteti,...

Life Style16:40 - 22 April, 2018

Po vjen plazhi, ja si të keni kofshë të holla për 1 javë. Do befasoheni

Shumë gra dëshirojnë kofshë të holla. Ndoshta ndryshimet në dietën tuaj dhe trajnimet që keni bërë gjatë kësaj kohe nuk...

Aktualitet16:33 - 22 April, 2018

Berisha ironizon mbledhjen e qeverisë në Fier

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Artan Hoxha zbulon çudinë/ Ish kryeprokurori Llalla pa shkollë të mesme

Ish prokurori i përgjithshëm i vendit për pesë vjet, Adriatik Llalla, është zbuluar se disponon të ketë diplomën e shkollës...

Close