LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keqfunksionimi i sobës asfikson familjen shqiptare me 6 anëtar

12 Janar 2018, 18:32, Aktualitet CNA

Një familje shqiptare në e Santa Guistina të Italisë, është asfiksuar nga monoksidi i karbonit një ditë më parë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të disë së djeshme, ndërsa mësohet se asfiksimi ka ardhur për shkak të keqfunksionimit të sobës me dru.

Si shkak i kësaj, familja shqiptare me 6 anëtarë kanë përfunduar në spital, por që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë zjarrfikësit ata që kanë ndërhyrë duke kthyer situatën në normalitet dhe shmangur tragjedinë. /CityNews

Lajmet e fundit nga