LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto dyqani fruta-perimesh në Durrës 1990

12 Janar 2018, 19:45, Aktualitet CNA

Fotoreporteri i shquar Martin Parr në vitin 1990 vizitoi Shqipërinë në përbërje të një grupi turistësh të sjellë nga kompania turistike angleze ?Regent Holidays?. Fotoreporteri Parr hyri në Shqipëri jo si njeri i mediave, por si një turists i zakonshëm për të rënë sa më pak në sy të Sigurimit, që ishte ende vigjilent. Si profesionist i nivelit të lartë fotoreporteri Parr duke shfrytëzuar edhe lirimin disi të vidave e censurës si edhe amullinë e sistemit socialist në ngordhje e sipër, bëri një seri fotosh të mrekullueshme duke dokumentuar thelbin e falimentimit ekonomik të ?Socializmit, rendit më të përparuar ekonomiko-shoqëror?.

Në foto është një dyqan fruta-perimesh në qendër të Durrësit, qytetit nr. 2 dhe portit më të madh të RPSSH-së. Në dyqn mbretëron bollëku në fruta e në zarzavate! Fshesat janë të ekspozuara me shumë shije. Ka një sasio jo të vogël karrotash si edhe disa bikurina vezësh bosh. Thellë në sfond dyqani i fruta-perimeve zbukurohet nga disa shishe uthulle.

Për shqiptarët, që nuk e kanë jetuar periudhën e lavdishme të socializmit, kjo foto flet sa një mijë fjalë! Le të shpresojmë, që shqiptarët e shek. XXI do të ngrihen e do t?i thonë së keqes së rilindur ndal pa arritur puna në derexhenë e këtij dyqani fruta-perimesh, sic u ngjau shqiptarëve të mjerë të shek. XX. /GJERGJ THANASI/CityNews

Lajmet e fundit nga