Connect with Us

Vizat për në SHBA/ Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Vizat për në SHBA/ Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Për të gjithë të interesuarit për vizë në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, ambasada ka rikujtuar të gjithë ata janë të interesuar për viza amerikane, që të pyesin për çdo paqartësi.

Në postim shkruhet se ka vetëm një procedurë për të aplikuar për vizë dhe për të duhet të pyesni ‘Anën’.

Pak ditë më parë Ambasada njoftoi se të gjithë të interesuarit për viza, mund të pyesnin për procedurën çdo të enjte. Ndërsa ata do të merrnin pas çdo përgjigje për paqartësitë./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat për raportin e Dick Marty/ Topalli ngre dyshime të forta ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

Akuzat për raportin e Dick Marty/ Topalli ngre dyshime të forta ndaj Bashës

Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është e pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” lidhur me akuzat ndaj Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Martyt.

Topalli deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime  mbi të kaluarën e tij. Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e endrrave  të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Liberalizimi i vizave çështje politike?/ Veseli: Racizëm i skajshëm

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin për përjashtimin e Tom Doshit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

U gjobit në festën e Bes Kallakut/ Paralajmëron Meta: Mbajtëm distancë shembullore, policët do…

Publikuar

-

Nga

Gjoba nuk i bën derman Presidentin/ Erion Braçe nxjerr fotot nga ditëlindja e Bes Kallakut: A ka më turp!

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dy ditë më parë në festën e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, ku ishin mbledhur një sërë të ftuarish.

Ajo që u vu re ishte se Meta nuk mbante as maskë dhe as distancë sociale, ndërsa për këtë u gjobit ai, së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, të ftuarit e tjerë në festë dhe pronarin e restorantit.

Për këtë Kreu i shtetit u pyet edhe mbrëmjen e sotme, por ai mohoi të ketë dijeni për gjobën dhe pretendon se ka mbajtur distancë sociale.

Skam asnjë ide për këtë gjë. Shiko çfarë distance, distancë shembullore këtu”, u shpreh ai në Abc News, ndërsa për numrin e lartë të të ftuarve tha se nuk i ka numëruar.

LEXO EDHE:  Video/ Obama i paduruar thërret parardhësin me zë të lartë “Eja Bill, nisemi”

LEXO EDHE:  Liberalizimi i vizave çështje politike?/ Veseli: Racizëm i skajshëm

Nuk e di nuk i kam numëruar, unë kam qenë në një ditëlindje, restorantet janë të hapura, shiko ca distance.

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët. Të mos merremi me gjëra koti, ata policë të bëjnë detyrën. Nëse policët do prekin një votë në 25 prill, ta dinë se do përfundojnë në këmbët e qytetarëve si policët e Mubarakut, kështu gjoba le të vënë ata. U  prek një votë nga një polic, ta kenë të qartë se do përfundojnë në këmbët e qytetarëve si policët e Mubarakut”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tradhtoi demokratët”/ Jozefina Topalli leksion Bashës

Publikuar

-

Nga

“Tradhtoi demokratët”/ Jozefina Topalli leksion Bashës

Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është shprehur se Partia Demokratike nuk identifikohet me Lulzim Bashën.

Për TopallinBasha nuk ka bindje ideologjike dhe ka tradhtuar demokratët. Ajo shtoi se qytetarët janë të dorëzuar përballë një qeverië që nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe një opozite, tek e cila nuk beson njeri.

“Dua të bëj një sqarim të vogël. Partia Demokratike nuk është Lulëzim Basha dhe anasjelltas, nuk mund të indentifikohen. Sic ka ardhur tek PD-ja mund të kishte shkuar dhe tek PS-ja  sepse nuk ka ndonjë bindje ideologjike të majtë apo të djathtë.

Ka qënë një komoditet për të ardhur në atë periudhë sepse ishte afër pushteti dhe kaq. Gjatë kësaj periudhe të vetmen gje, përvec të tjerave, një gjë të sigurtë që ka bërë është që ka zhdukur të djathtën, per të cilën sigurisht që unë kam keqarrdhje të madhe, përvec faktit që shqiptarët një pjesë të mirë të atij parlamentit janë të papërfaqësuar.

Pra nëse ke një qeverisje të zhytur në skandale dhe papërgjegjshmëri, që dhe sot që flasim bashkë në buxhetin e tijë në vend që ti përqëndronte më shumë para dhe fonde tek mjekësia dhe tek perballimi i pandemisë, vazhdon me tendera sekrete të cilat nuk bëhen publike, vazhdon me hapje të tenderave dhe pse ka ligj që pas 15 tetorit nuk mund të hapen më tendera. Duke bërë të mundur që ky buxhet të shkojë në borxhin e vetë në një shifër që realisht pastaj do bëhet i pakontrollueshëm dhe nuk e di sesi do përballohet.  Kështu që një mosqeverisje dhe një opozitë e pabesueshme kanë bërë që njerzit të shohin : Po mirë unë kam një gjë që është shumë e rëndësishme që është vota ime. Kujt tja jap?

LEXO EDHE:  Kujdes!/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  SHBA/ Garat paraprake brenda partive

I pari nuk qeveris ska asnjë premtim të mbajtur. I dyti bën marrëveshje jo politike te fshehta me të parin por jo për arsye politike por për agjenda ekonomike personale.

Atëherë këto merren vesh aq bukur me njëri tjetrin sic u morën veshë edhe për reformën elektorale, sic janë marrë vesh edhe për shumë gjëra të tjera. Ka tradhëtuar teatrin, ka tradhetuar astirin, ka tradhëtuar reformën zgjedhore, ka tradhëtuar parlamentin, votën e shqiptarëve që kërkonin të kishin një zë në parlament kundra kësaj qeverisje. Atëherë kujt do ja japin?”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE