LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për pallatin e vjehrrit të Bashës/ Reagon Berisha

11 Janar 2018, 20:47, Aktualitet CNA

Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Strasburgut, ku kjo e fundit jep lejen për të prishur pallatin e vjehrrit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha në ironi e sipër ka përshëndetur vendimin e Strasburgut, duke sqaruar se ky pallat ishte me leje nga Bashkia e Vlorës dhe nuk ndikonte tek projekti i Lungomares.

Postimi i plotë:

Nuk eshte 13 milione por 2 miliarde euro gjoba e urrejtjes patologjike te skizofrenit Edi Rama per shqiptaret!

Te dashur miq, javet e para te instalimit ne pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryre urrejtjen shtazore ndaj kundershtarit politik dhe rrafshuar ne kundershtim flagrant ne Vlore nje pallat te tere vetem se aksioner ne ndertimin e tij ishte vjehrri i kryetarit te opozites. Pallati ishte ndertuar ne truall privat ne perputhje me planin e qytetit me leje te rregullt te kryetarit socialist te Bashkise se Vlores dhe nuk kishte asnje lidhje me projektin e Lungomares por vetem me urrejtjen kafsherore te pakontrolluar te paranojakut me kartel klinike te botuar, ndaj kundershtarit politik.

Duke pershendetur kete vendim te Gjykates Europiane te Strasburgut informoj shqiptaret se ky eshte vetem fillimi sepse gjobat qe Shqiperia po merr e do te marre nga arbitrazhet nderkombetare dhe Gjykatat e vendeve te medha si dhe gjykata e Strasburgut arrijne qe tani, sipas disa burimeve te besueshme,ne mbi 2 miliard euro.

Ju siguroj se kjo shume, qe ka lidhje vetem me kater vitet e shkuara do rritet me shpejtesi çdo jave dhe muaj qe Noriega qendron ne pushtet. Gjobat e urrejtjes te te semurit psiqik ne krye te ekzekutivit jane nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare regjimin e tij! Sb /CityNews

Lajmet e fundit nga