LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili: Kryeministri i antiintegrimit sheh nga lindja

11 Janar 2018, 18:41, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, petrit Vasili, ka sjellë në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili përmend si alternativë Rusinë dhe Kinën si ndihmesë për shqiptarët, nëse BE nuk hap negociatat.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kryeministri ynë sheh nga lindja dhe për pasojë është ?Kryeministri i antiintegrimit?.

Postimi i plotë:

Kryeministri i antintegrimit europian sheh nga lindja etj…

Keta te hipokritet e rilindjes qe u “shqyen” per integrimi, ja nga sheh kryeministri i tyre.

Le ta lexojne e ka thene vete ky kryeministri antiintegrim.

E ka thene kryeministri mu ne mes te Brukselit per t’ia bere karshillekun tamam BE mu te dera e shtepise ne dhjetor 2017.

Ai nuk sheh nga Brukseli po nga Lindja.

Lexojeni vete te dashur miq qe flisni shqip dhe anglisht se cka thene ky antibrukseli kryeminister:

?Gabohen kur thonë se s?ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.

Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t?i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë?, tha Rama. /CityNews

Lajmet e fundit nga