Connect with Us

Patozi: Protesta e 27 janarit është e partive, jo për interes të qytetarit

Aktualitet

Patozi: Protesta e 27 janarit është e partive, jo për interes të qytetarit

Publikuar

-

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka dhënë një intervistë për RTSH, gjatë të cilës është ndalur edhe tek protesta e opozitës e paralajmëruar për tu mbajtur në 27 janar. Sipas Patozit, kjo protestë nuk është qytetarëve por e partive, të cilat kanë më shumë interesat e tyre se të qytetarëve.

“Unë kam përshtypjen që kjo protestë e paralajmëruar është protestë e partive. E Partisë Demokratike në radhë të parë dhe pse jo e Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë një lloj bashkëpronësie për protestën për shkak të Lulzim Bashës dhe nuk besoj shumë tek protestat e partive sepse janë për të kaluar një moment të caktuar politik, mund të kenë nevojat e tyre të brendshme. Pra janë interesa më të vogla seç janë interesat e shoqërisë.”, – tha Patozi, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të dekurajojë askënd dhe shpreson shumë që të shërbejë si shkëndi për të ndezur shoqërinë. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Fundjava vijon me temperaturat e larta/ Surprizat e motit përfshijnë edhe muajin Gusht

Publikuar

-

Nga

Vala e të nxehtit në rajon/ Meterologu grek: Pas temperaturave të larta, priten reshje të forta shiu

Sipas MeteoAlb, valët e të nxehtit që kanë përfshirë territorin shqiptar,do të sjellin temepratura të larta deri në 42 gradë celsius gjatë kësaj fundjave po ashtu do të kemi prezencë të thatësirës ç’ka do të ndihmojë fuqizimin e zjarreve.

Një parametër tjetër, i cili do të ndihmojë zjarret do të jetë parametri i erës ku pritet që gjatë orëve të mesditës  herë pas here pritet që të fuqizohet.

Fillim i javës do të ketë një freksim me të paktën 3 gradë Celsius të vlerave termike, por sërish mesjava i rrit vlerat termike duke i çuar ato në 38 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Ish-deputetët braktisin Lulzim Bashën

Pritet që muaji Gusht të jetë kryesisht një muaj i thatë me prezencën të pakët të vranësirave, të cilat do të krijojnë mundësira pë rrebeshe afatshkurtra shiu kryesisht këto mbeten të fokusuar në zonat malore.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ “Dorëzohet” Basha

Përsa i përket vlerave termike pritet që gushti të jetë me vlera termrike 2-3 gradë më të larta se vlerat normale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kokaina në banane/ SPAK merr në dorëzim dosjen

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në “arrest me burg” Bajron Gumenin, menaxherin e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e së cilës u gjet sasi të mëdha droge.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “Balkan|Web” se ndonëse fillimisht hetimet u kryen nga Prokuroria e Durrësit, dosja i kaloi SPAK pasi ka dyshime se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  Kallëzimi i PD për Arta Markun/ Prokuroria vendos pushimin e çështjes

Përmes avokatit të tij, Gumeni ka kundërshtuar akuzat dhe ka kërkuar që dosja t’i kthehet Prokurorisë së Durrësit. Në kërkim është shpallur edhe administratori i kompanisë Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” janë sekuestruar edhe dy sasi të tjera kokainë me 23 korrik dhe një tjetër 2 ditë më parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD/ Demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në Opozitë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Metës leksion PD-së/ Ja çfarë i duhet vendit

Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Arian Çani: Nuk ka zgjidhje me mjete politike...

Ndërkohë Lulzim Basha nuk është dëgjuar pas takimit me diplomaten amerikane.

Heshtja e Bashës ka sjellë reagimin e demokratëve, të cilët të indinjuar e kanë sulmuar dhe ironizuar në rrjetin e tij social me anë të komenteve në një postim të mëhershëm.

Ata e akuzojnë se po vazhdon marrëveshjen e 17 Majit me Ramën.

Ik, more gjumash, je i djegur, je i mësuar vetëm me humbje… Vazhdon pakti okult Rama-Basha i 17 Majit…

Kur do na deklarohesh për barin, mos je i tillë edhe ti, se PD me veprimet që bërë e le në Opozitë….

Luli duhet lëvizur, duke aksion politik mbarëpopullor. Hidhuni se ka vajtur aty ku s’mban…Ti copë mishi me dy sy…Ti vëlla je për murlan, kur nuk gjen dot veta s’je për këtë punë…

Edhe dilni prap nga Parlamenti kësaj radhe…..”, shkruajnë demokratët./CNA.al

LEXO TE PLOTE