Connect with Us

Pas një viti të suksesshëm, Dua Lipa e nis 2018-ën me pushime ekzotike

Aktualitet

Pas një viti të suksesshëm, Dua Lipa e nis 2018-ën me pushime ekzotike

Publikuar

-

Gjatë vitit që lamë pas këngëtarja Dua Lipa arriti suksese të shumta. Ajo nxori në treg disa këngë të njohura, si dhe u bë pjesë e top listave ndërkombëtare duke u renditur gjithnjë në vendet e para.

 

Mund të thuhet pa dyshim se 2017-a ishte viti i saj! E pas një pune të lodhshme gjatë një viti me radhë, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka vendosur t’i japë vetes disa ditë pushimi.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri, 10 ditë pushime sheikësh në Korfuz

 

Ajo ka shkuar së bashku me miqtë e saj në Xhamajka, ku është duke shijuar klimën e ngrohtë dhe plazhin ekzotik që të ofron ky vend i largët.

 

 

 

Në foto e që ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Dua shfaqet duke kaluar çaste të ëmbla nën shoqërinë e miqve të saj, teksa kanë shijuar ujin e pastër dhe shëtitjet në natyrë./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lubonja tregon problemin e opozitës

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lubonja tregon problemin e opozitës

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit politike në rubrikën “Opinion” në news 24, duke u ndalur kryesisht te pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prill 2020.

Lubonja theksoi se në Këshillin Politik do të ketë sërish debate, politika dhe mospajtim mes palëve lidhur me disa çështje të nxehta kushtetuese.



Mes të tjerash ai nënvizoi se “problemi i opozitës është shumë i kufizuar tek ajo që duhet të ikë Rama”.

“Unë dyshoj se iu kanë mbetur shumë gënjeshtra tashmë, por mazhoranca besoj se do të dalë me gënjeshtra të reja. Fabula e tyre e dytë është ‘se nuk jemi më të mirët, por jemi më të mirë se këta’. Besoj me këtë slogan do të dalin. Problemi i opozitës është shumë i kufizuar tek ajo që duhet të ikë Rama. Duhet edhe diçka më shumë se kaq, që lidhet jo thjesht me Ramën. Është produkti i gjithë sistemit që ka degraduar, kemi degradim të gjithë sistemit, që duke jetuar me vjedhjen dështon ekonomia, dështojnë gjërat. Të ndërrosh këtë sistem, është përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Opozita duhet të dalë me një premtim shumë modest, por shumë të rëndësishëm, që ne duhet të ndalojmë njëherë këtë, të krijojmë pluralizmin. Rindërtim për 48 orë e për 48 ditë nuk mund të ketë këtu. Këtu shoh që opozita ka mangësi dhe përqendrohet te heqja e Ramës. Rama në vend të ndryshimit të sistemit e çoi edhe më keq sistemin” u shpreh Lubonja në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto – Pa maska dhe distancim social/ Grumbullime masive para dyerve të shkollave

Publikuar

-

Nga

Foto - Pa maska dhe distancim social/ Grumbullime masive para dyerve të shkollave

Rihapja e shkollave ditën e sotme ka shkaktuar një debat të gjerë publik, për shkak se nxënësit u rikthyen në banka në kohë pandemie.

Pavarësisht se ministritë kanë lajmëruar se kanë marrë masa, sot është vënë re një dyndje e madhe e nxënësve në shkolla.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, nxënësit dhe prindërit janë grumbulluar para dyerve të shkollave pa respektuar aspak masat e distancimit social.



Në fotot e LSA shihet se gjithashtu një pjesë e mirë e prindërve nuk mbajnë maska. Rreziku më i madh për përhapje të virusit duket se vjen nga prindërit dhe jo nga nxënësit.

LEXO EDHE:  Më në fund! Dua Lipa publikon bashkëpunimin me Andrea Bocelli-n dhe ramë në dashuri

LEXO EDHE:  Pushimet e mrekullueshme të Beyonce dhe Jay Z (FOTO)

Ndërkohë, mesditën e sotme specialitja e ISHP tha se rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të sjellë një shtim të rasteve të të infektuarve.

Për më tepër shikoni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Publikuar

-

Nga

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Covid-19 ka prekur dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Qytetin e Korçës, në të cilën fillimisht ka rezultuar pozitive vetëm sekretarja.

Pas kryerjes së tamponit edhe për punonjësit e tjerë që ndanin zyrën me sekretaren, numri i të infektuarve ka shkuar në tre.



Ndërkohë janë edhe 10 persona të tjerë të izoluar në pritje të daljes së rezultateve të tamponit.

LEXO EDHE:  Për pak sa desh theu turinjtë/ Rita pengohet në premirën e ’50 Shades Freed’

LEXO EDHE:  Divorcohet këngëtarja Rovena Dilo, i jep fund martesës 6-vjeçare

Kujtojmë se në Korçë janë konfirmuar pozitivë nga ministria e Shëndetësisë 501 persona, nga të cilët 284 janë shëruar dhe 15 kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht në Korçë janë 202 raste aktive./ CNA.al

LEXO TE PLOTE