Connect with Us

Një këngë italiane për Luftën e Vlorës 1920

Aktualitet

Një këngë italiane për Luftën e Vlorës 1920

Publikuar

-

-Refreni i këngës (poezisë) së Ali Asllanit: “Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, Bjeri moj të lumtë dora “ është mjaft i njohur në Shqipëri si shprehje në art i fitores së armëve shqiptare mbi ato italiane në Luftën e Vlorës. Krahas kësaj kënge në shqip ekziston edhe një këngë tjetër në italisht me temë Luftën e Vlorës.

Rrebelimi i bersalierëve në Ankona

Kur luftimet në Vlorë dhe rreth saj kishin arritur kulmin, e majta italiane u përpoq, që ta shfrytëzonte lodhjen e popullit italian nga lufta dhe dështimet në fushë betejat në Vlorë, për të ardhur në pushtet me revolucion. Të majtët në Itali organizuan jo vetëm propagandë, greva dhe demonstrata kundra angazhimit ushtarak të Dinastisë së Savojës në Shqipëri, por edhe u përpoqën të organizonin rebelime në rradhët e forcave të armatosura italiane. Ndër këto rrebelime më i madhi e më i përgjakshmi ishte ai në Ankona.

Duke gëdhirë 26 korriku 1920 regjimenti i 11 i bersalierve i vendosur në kazermat e Ankonës u rebelua dhe nuk pranoi të imbarkohej në anije për të shkuar për të luftuar në Vlorë. Bersalierët të ndihmuar edhe nga dezertorë të nënreparteve të xhenjos, e kembësorisë të armatosur me pushkë, mitrolozë e dy autoblinda Lancia u hodhën në kryengritje. E majta italiane e përbërë nga socialistë, anarkistë, liberalë dhe proto-komunistë, jo vetëm që përkrahu me propagandë revoltën, por edhe mobilizoi civilët të armatoseshin e të bashkoheshin me ushtarët në revoltë. Qeveria mbretërore për të shtypur revoltën përdori karabinierinë, Rojen Mbretërore të Sigurisë Publike, reparte të tjera të ushtrisë sidomos disa bateri artilerie si edhe artilerinë e  dy kacatorpedinierave për të bombarduar kazermën e bersalierëve në revoltë. Revolta përfshiu edhe një numër fshatrash e qytetesh të vogla për rreth Ankonës. Në zoant rurale u përdorën edhe trupat fashiste (skuadristët) për të shtypur revoltën e fshatarëve, që filluan të solidarizoheshin me bersalierët.

Kënga italisht për Luftën e Vlorës

Ditët e revoltës në Ankona dhe rrethina filloi të qarkullonte edhe një këngë e shkruar nga Raffaele Mario Offidani, që më vonë u bë i famshëm me pseudonimin Spartacus Picenus. Këngës i ishte adoptuar edhe muzika e një kënge të famshme napoletane të asaj kohe të quajtur “Santa Lucia Luntana”. Shkrimtari italian Ruxhero Xhakomini (Ruggero Giacomini) në librin me titull “La Rivolta dei Bersaglieri e le Giornate Rosse” (Revolta e Bersalierëve dhe Ditët e Kuqe) na jep një tekst të përafërt të këngës, ku ndër të tjera dallohet edhe një dozë e fortë antifashizmi, që mund t’i jetë shtuar tekstit original vite më vonë. Këngën po e japim në variantin origjinal në italisht të shoqëruar nga një përkthim modest i vargjeve në shqip.

LEXO EDHE:  Mediat shqiptare kopjojnë qorrazi median serbe B52 për kanabisin shqiptar në Itali

Canzone d’Albania                                      Kënga e Shqipërisë

Partono i bastiment                                    U nisën gjemitë,

Che vanno in Albania                                  që shkojnë në Shqipëri

E a bordo regna la malinconia.                  Mbushur plot me melankoni.

Pensa ogni soldatino                                   Mendojnë ushtarët

A mamma sua lontana                                për nënat atje larg

E una domanda vana                                   më kot pyesin dallgët:

Rivolge all’onda: “ La Rivedro?”                 A do t’i shohim përësri

 

Fuggiamo via                                                    T’ia mbathim

 

Senza indugiar                                                   nga sytë këmbët

Dal suolo d’Albania!                                         Larg tokës shqiptare!

Fuggiamo la malaria,                                        T’ia mbathim nga malaria

Il massacre, la fame!                                         Nga kasaphana e uria!

Morte al fascism l’infame                                 Vdekje fashizmit faqezi

Che in questo inferno ci trascino!                   Që në të tillë ferr na ka shti

 

Soldato proletario                                                O punëtor-ushtar

Che mamma tua lascavi                                       që nënën lije pas

E schiavo andavi a truccidar gli schiavi,             e si skllav shkoje të tjerë skllevër për të vrarë

No, non e la il nemico,                                          armiku yt nuk është atje,

Non oltre i monti e il mare!                                 Jo përtej detit e maleve

Lunghi non lo cercare,                                           mos e kërko më kot

Il tuo feroce tirano e qui!                                     E ke këtu tiranin vrastar

 

Fuggiamo via….                                                          T’ia mbathim……

Soldato proletario che parti per Valona                O ushtar punëtor, që për Vlorë po shkon

Non ti scordare il popolo d’Ancona                        mos harro popullin e Ankonës

Che impose col suo sangue                                     që me gjakun e vet

La tua liberazione.                                                    Ty të cliron.

Sol la rivoluzione                                                      vec me revolucion

Ci fa godere la liberta!                                             lirinë e gëzon!

Fuggiamo via……                                                     T’ia mbathim……

Zbulimi i një kënge italiane për Luftën e Vlorës është një surprizë e këndshme vecanërisht për lexuesin shqiptar të apasionuar pas historisë e letërsisë, pro normalisht është edhe për cdo shqiptar, që ndihet krenar për luftërat e gjyshërve të vet, vecanërisht për Luftën e Vlorës, e cila ushte një luftë fitimtare kundra njërës prej fuqive të mëdha europiane të kohës sic ishte Mbretëria e Savojës (Italia) në atë kohë./ GJERGJ THANASI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Atentati me eksploziv në Shkodër/ Transplantim i përvojës së ISIS-it në Shqipëri

LEXO EDHE:  Nga Gjergj Thanasi/ Dje sokëllinte Uidhërsi, ndërsa sot hesht Luja

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Nga Gjergj Thanasi/ Dje sokëllinte Uidhërsi, ndërsa sot hesht Luja

LEXO EDHE:  Pak aritmetikë me çmimin e blerjes së makinave të SHISH-it

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: