Connect with Us

Historia e pianistes shqiptare, që përfundoi në duart e imamëve në Siri

Aktualitet

Historia e pianistes shqiptare, që përfundoi në duart e imamëve në Siri

Publikuar

-

Venera Ademi e donte shumë pianon dhe muzikën. Qysh në fëmijëri, ajo ishte shpërblyer me tre çmime për talentin e saj. Por, çdo gjë për të ndryshoi kur ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme. Takoi imamin Shefqet Krasniqi dhe me rregull dëgjoi ligjëratat dhe mësimet e tij. Përveçse braktisi ëndrrën e saj për muzikë, Venera la edhe gjithçka tjetër në Kosovë, për të marrë rrugën për Siri. Atje ajo është martuar dhe ka krijuar familje.

Shqyrtimi gjyqësor ndaj imamit të Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, pritet të nisë brenda pak javëve. Gjykata Themelore e Prishtinës, ditë më parë, ka aprovuar aktakuzën për terrorizëm dhe shmangie tatimi të imamit kontrovers, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për kundërshtimin e akuzave ndaj Krasniqit, e bërë në shqyrtimin fillestar të 14 dhjetorit 2016.

Në aktakuzën për “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, imami 52-vjeçar nga Prishtina ngarkohet edhe për “shpëlarjen e trurit” të një të reje nga kryeqyteti, e cila përfundoi në ISIS.

Denoncimin ndaj Shefqet Krasniqit e bëri pikërisht nëna e saj.

Venera Ademi kishte mbërritur në Siri, kur përmes një mesazhi elektronik e kishte njoftuar nënën e saj Nasere Ademin për rrugën që kishte marrë. Kjo e fundit, menjëherë kishte shkuar në Polici për të rrëfyer gjithçka që di rreth vajzës së saj dhe raportit të saj me imamin Shefqet Krasniqi.

Këto bëhen të ditur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e ngritur më 27 shkurt 2017, ndaj imamit të Xhamisë së Madhe të kryeqytetit “Mehmet Fatih”, shkruan gazeta Express.

Nasere Ademi, në denoncimin e saj në Polici, më 20 korrik 2016, sipas aktakuzës, ka deklaruar se vajza e saj Venera ka qenë e shkëlqyer, e sjellshme, dhe e talentuar për muzikë. Ajo ka treguar se e reja, sa ishte në shkollë fillore, kishte fituar tri çmime në fushën e muzikës, derisa ka vijuar edhe shkollën për piano. Mirëpo, sipas Ademit, Venera në vitin e dytë të shkollës së mesme filloi të ndryshojë sjellje.

Naserja ka treguar se vajza e saj, bashkë më shokët e klasës, kishin filluar që në mënyrë të organizuar të falnin xhumanë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, imam i së cilës ishte Shefqet Krasniqi.

Në denoncimin e saj, Nasere Ademi kishte potencuar se nga ajo kohë Venera kishte filluar të tregojë suksese të dobëta në mësime dhe mungesa në orët shkollore, ndërsa përkushtimi i madh ndaj fesë e kishte bërë atë të mbante edhe mbulesë për kokën.

“Fakt i cili nuk ishte pritur mirë nga familja”, thekson aktakuza.

Në dokumentin 24-faqesh në vazhdim tregohet se Venera Ademi, e cila ndodhet në Siri, përveçse ishte dëgjuese e rregullt e ligjëratave të Shefqet Kransiqit, kishte dëgjuar edhe derset e imamit mitrovicas Enes Rama, që në shtator të 2014-ës qe arrestuar bashkë me Krasniqin.

“Dëshira e Veneres ishte që ligjëratat e Enis Ramës dhe Shefqet Krasniqit t’i dëgjojnë edhe anëtarët tjerë të familjes, si dhe shpesh herë ajo i kishte thënë dëshmitares – nënës – se edhe ajo duhet të shkojë më të në xhami”, shkruan në aktakuzë, duke iu referuar njërës nga deklaratat e Nasere Ademit për vajzën e saj.

“Ajo është viktimë e këtij ndikimi, dhe ky ndikim ka gjetur shtrirje tek gjeneratat e reja duke prekur emocionet e tyre”, u ka thënë hetuesve nëna e vajzës nga Prishtina që përfundoi në luftën e shtetit islamik në Siri.

Sipas Nasere Ademit, Venera disa ligjërata të Krasniqit kishte filluar t’i dëgjojë edhe përmes lap-topit, në prani të familjareve tjerë, por pasi ata e kishin penguar ta bëjë një gjë të tillë, ajo kishte vazhduar t’i dëgjojë e vetme, me kufje në vesh.

“Mospajtimet në mes dëshmitares dhe vajzës së saj për mënyrën se si praktikonte fenë kishte bërë që Venera të mbyllej në vetvete dhe të dëgjonte ligjërata e vetme e mbyllur në shtëpi, madje dëshmitarja tregon se vajza e saj nuk kishte dal për dy muaj nga shtëpia duke konsumuar kohen me literaturë fetare, ndërsa këshillat e saj si nënë për këtë qasje të saj nuk ishin marrë parasysh asnjëherë”, thuhet në akuzën për terrorizëm të Prokurorisë Speciale ndaj Shefqet Krasniqit.

Dëshmitarja, në prokurori ka treguar se herë pas herë komunikon përmes internetit me vajzën e saj Venerën, e cila ndodhet në Siri, shkruan gazeta Express. Madje, pohon t’i ketë thënë se është martuar dhe ka krijuar familje.
“Ajo atje është martuar dhe ka krijuar familje. Nuk pranon assesi të kthehet, duke arsyetuar se ndihet mirë atje, se nuk ka shkuar që të kthehet nga atje dhe se ai vend në Siri i përket “atyre”, ata duhet të rrinë aty”, citohet të ketë deklaruar nëna e Venerës.

Rasti i Venera Ademit nuk është i vetmi për të cilin imami i njohur akuzohet se e shtyu në terrorizëm. Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj Shefqet Krasniqit, në shkurt të vitit që shkoi, pretendon se hoxha kontrovers gjatë vitit 2013 dhe 2014, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, me anë të të cilave ka shtyrë të tjerët t’u bashkohen organizatave terroriste në zonat e konfliktit në Azi, e që më pas kanë kryer akte terroriste.

“I njëjti duke shfrytëzuar paraqitjet e tij të drejtpërdrejta para publikut me anë të ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit si TV dhe radio, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të Ajeteve Kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame […] ka ndikuar tek të tjerët që të marrin rrugën dhe t’u bashkohen organizatave terroriste ISIS dhe Al Nusra, të cilat luftojnë kundër pushtetit Sirian dhe për krijimin e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, siç është rasti i Venera Ademit, Ilir Mustafes apo rasti i Blerim Hetës – e nga veprimet e këtij të fundit përmes një akti terrorist vetëvrasës, më datë 25.03.2014 ishin vrarë 52 persona në Irak”, thuhet në piken e parë të aktakuzës ndaj Shefqet Krasniqit, i akuzuar për “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.
I njëjti akuzohet se gjatë së njëjtës periudhë kohore, gjatë të njëjtave ligjërime të tij, ka kryer edhe veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, ndërmjet komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë.

Gazeta Express më 27 dhjetor 2017 pat sjellë historinë e Blerim Hetës, kosovarit që vrau mbi 50 persona, më 25 mars 2014, në një sulmin vetëvrasës në Bagdad të Irakut. Edhe familja e tij e akuzon Shefqet Krasniqi se e ka nxitur djalin e tyre t’i bashkohet ISIS’it, e më pas të kryente kamikazin.

“Nuk e pranoj sepse nuk kam ba kurgjo”, i kishte thënë Krasniqi trupit gjykues, në seancën e shqyrtimit fillestar.
Në piken e tretë të aktakuzës, imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës akuzohet edhe për “Shmangie nga tatimi”, pasi i njëjti dyshohet se nuk ka paguar mbi 20 mijë euro obligime tatimore për biznesin e tij privat “N.T. Portat”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. muhamet qeflliu

    11 Janar, 2018 at 4:59 pm

    aisheja ka pjelle xhihadistet e vegjel tani ju po i qani hallin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: