Në prag të dasmës dhe lindjes së fëmijës, nuk do ta besoni çfarë i ka bërë Kahramani partneres
Prej një kohe të gjatë, në mediat turke flitet për martesën ...
Nga Andi Bushati
Që prej zgjedhjes së shumë diskutueshme të Arta Markut e deri tek lëvizjet në kufijtë e ligjshmërisë në hierarkinë e prokurorisë, një tis thashethemnaje po shoqëron të gjithë këtë proces: Pas kësaj loje janë ShBA dhe Brukseli.
Në emër të këtyre fuqive okulte, të gjithë ata që e shohin me dyshim apo kriticizëm atë që po ndodh, ftohen të mbyllin njërin sy.
Nuk ka problem se prokurorja e përkohshme u zgjodh në mënyrë anti ? ligjore.
Nuk ka problem se ajo votua vetëm me kartonat e njërës palë.
Nuk ka problem se ajo përdhosi edhe digën e hekurt të vettingut nga sita e të cilit duhet të buronin të gjithë figurat e drejtësisë së re.
Nuk ka problem se ajo u betua si një militante nën rrëmujë dhe tym, vetëm për t?i thyer hundët opozitës.
Nuk ka problem se ajo po vepron me kompetenca të plota pavarësisht se KLP-ja e famshme nuk është konstituar ende.
Nuk ka problem se ajo po bën shkarkime dhe emërime, ndërkohë që nga përzgjedhësit e saj u premtua se ajo nuk do ta kishte këtë fuqi.
Nuk ka problem që ajo po merr vendime të rëndësishme, ndërkohë që thelbi aq trumpetuar i reformës në drejtësi ishte zhveshja e kryeprokurorit (edhe atij të zgjedhur në mënyrë kushtetuese) nga kjo lloj gjithëpushtetshmërie.
Të tëra këto pikpyetje dhe dilema fshihen me një të rënë të lapsit duke evokuar hijen e frikshme të ?vëllait të madh?: Arta Marku duhet pranuar se ajo është zgjedhje e Amerikës, kryeprokurorja e përkohshme duhet përligjur se atë e duan ambasadorët, ajo nuk duhet paragjykuar si socialiste, sepse atë e kanë vendosur të huajt.
Edhe për lëvizjet e fundit në piramidën e institucionit të akuzës përdoret e njëjta logjikë simetrike: ?Mos u shqetësoni për ligjshmërinë, sepse nga pozicionet kyçe po largohen të gjithë prokurorët që figurojnë në listat e zeza të amerikanëve. Po t?i qëmtosh një e nga një, janë shkarkuar nga postet ata që më parë ambasada i?u ka rrefuzuar vizat?.
Në fakt, po t?i shohësh veç e veç largimet nga detyra të disa prokurorëve që ishin bërë njësh me batakun e krimit në qytetet e tyre, nisma e diplomatëve që fshihen poshtë fustanit të Arta Markut është për t?u lavdëruar. Shumica e tyre e meritonin t?i lëshonin karriget që mbanin.
Por, në këtë rast problemi është tjetër. Dilema që shtrohet është shumë më e madhe se debati për një, dy, apo tre rastet e fundit.
Precedenti që ka hapur mënyra se si u përzgjodh Arta Marku dhe brutaliteti me të cilin po vepron ajo, ngre një çështje shumë më të mprehtë: Kush është më i rëndësishëm, kushtetuta, ligjet, institucionet, parlamenti me 140 deputetë nga të cilët burojnë të gjithë ato, apo vullneti sado i përndritur i një bande të vogël diplomatësh. Kujt duhet t? besojmë më shumë, një shteti ligjor dhe funksional, apo dyshes ekzibicioniste Lu ? Vlahutin?
Përgjigjja që të japin në këtë rast idhtarët e rolit të pamatë të ndërkombëtarëve është se nuk ka rrugë tjetër. Se ne kemi dështuar për një çerek shekulli për të bërë drejtësi, prandaj zgjidhja e vetme mund të pritet nga të huajt. Se, në fund të fundit, Shqipëria është një vend që e ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit të vet, si anëtare e NATOS dhe aspirante për BE, ndaj ajo duhet t?i pranojë edhe kushtëzimet që i vijnë në formë fermanesh nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Po, të gjitha këto argumenta qëndrojnë dhe duhen marrë parasysh. Pikërisht se ato janë pranuar publikisht, e gjithë reforma në drejtësi u iniciua dhe u dirigjua nga të huajt. Pikërisht për këtë sot në Tiranë gjenden ndërkombëtarët e OMN-së dhe nesër do të funksionojë SPAK-u.
Por këtu është pika fundore e kufirit të dorëzimit të sovranitetit. Ç?do veprim që shkon përtej këtij kuadri ligjor, të imponuar nga aleatët perendimorë dhe të votuar nga deputetët shqiptarë, është një akt voluntarist, i dyshimtë dhe pse jo banditesk.
Në këtë pikpamje, është më mirë qëndrimi edhe për pak kohë i një prokurori të kriminalizuar në detyrë, sesa spastrimi i tij me anë të një akti të paligjshëm. Sepse historia prej kohësh na ka treguar se nuk ka padrejtësi që ndreqet duke kryer një padrejtësi më të madhe. Se nuk ka akt moral që pranohet si i tillë, kur ai arrihet përmes një aksioni imoral.
Dhe meqë jemi te historia, i duhet kujtuar servilëve shqiptarë të Donald Lu-së se jo gjithnjë vendi prej nga ai vjen, ka qenë në anën e drejtë të historisë. Mjafton të kujtojmë se ç?tmerre dhe masakra, prodhoi modeli i dizenjuar nga Kisingeri në Kilin e periudhës së Pinoçetit. Mjaftojn të vimë më pranë në kohë dhe të kujtojmë disfatën e eksportimit të demokracisë, në Irakun e udhëhequr nga Paul Bremer.
Qoftë edhe këto dy shembuj, mes dhjetra të tjerëve janë të bollshëm për të qeshuar me ata që të vetmin argument kanë shprehjen: është e drejtë se e ka thënë Amerika.
Përdorimi i saj vend e pa vend, shkelja e ligjeve dhe kushtetutës për të ndejkur voluntarizmin e ambasadorëve rrezik se po e varros ende pa lindur reformën në drejtësi. Sepse duke e zbatuar atë, sipas modelit që po ekspertimentohet tani në prokurori, ne nuk mund të shkojmë përtej një gjuetie të përkohshme shtrigash.
Ne do të dështojmë të ngrejmë institucione që veprojnë sipas rregullave dhe ligjit dhe do e lëmë gjithçka në mirbesimin apo keq besimin e dy-tre diplomatëve. Pra shkurt, precedenti me Arta Markun nuk mund të shërbejë për asgjë më shumë sesa një gijotinë momentale, ndërkohë që në afatgjatë, ai rrëzikon të rrëzojë republikën duke brohoritur për Amerikën. /Lapsi.al
Prej një kohe të gjatë, në mediat turke flitet për martesën ...
Gazetari i njohur për qëndrimet e tij pro Lulzim Bashës, Bas...
Një stjuardesë është arrestuar teksa po tentonte të nxirrte ...
Duket si histori e sajuar, por në fakt nuk është kështu. Ka ...
Gjithçka ka të bëjë me shijen. Kompanitë luksoze të modës ja...
Miratimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni e ka ...
Protestën e 27 janarit të paralajmëruar nga opozita, e ka ko...
Sot Lulzim Basha ishte në Kurbin ku ka thënë:“Motiv kryesor ...
Menjëherë pas emërimit të Niko Peleshit në krye të Ministris...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një...
Dimri është stina kur shpesh çmimet e fruta-perimeve pësojnë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar s...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Presidentin e Autor...
Fondacioni Soros në Tiranë, rezulton financues i një studim...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, priti sot në një taki...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Babunjë të Div...
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove PTIF (Prishtina Theater In...
Zbardhet faximilja e ankimimit të LSI -së drejtuar Gjykatës ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka dhë...
Plot 72 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, qeveria kom...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...