LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arta Marku ndez debatin/ Gjata-Ngjelës: Kujdes me fyerjet

11 Janar 2018, 21:17, Aktualitet CNA

Në vijim të diskutimit për vendimet e prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku dhe nëse kjo e fundit është zgjedhur në mënyrë ligjore, në emisionin ?360 Gradë? në Ora News, ka shkaktuar diskutime midis avokatit Spartak Ngjela, Genc Gokutajt dhe Çlirim Gjatës.

Gjokutaj shprehet se Marku kur u zgjodh u tha se nuk kishte asnjë kopetencë dhe kjo shkaktoi debatin ku Ngjela shprehet se nëse është shkelje të shkojnë në gjykatë.

Pjesë nga intervista:

Gjokutaj: Është e ligjshme apo nuk është e ligjshme Arta Marku, është fakt që ajo është në zyrë. Gabimet ose shkeljes që ka bërë Llalla t’i parashtrojmë si ligjshmëri të Arta Markut, ky është gabim shumë i madh.

Kur u zgjodh Arta Marku u tha se nuk kishte asnjë kompetencë.

Ngjela: Jemi çadër nomadësh apo shtet? Nëse ka shkelur procedurën duhet të shkosh në Gjykatën Kushtetuese.

Le të vejnë në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo ka shkelur apo jo ligjin. Një akt i mazhorancës parlamentare po nuk u godit me Gjykatën Kushtetuese, ai quhet i ligjshëm.

Gjata: Së pari kujdes me fyerjet sepse ne nuk fyem njeri. /CityNews

Lajmet e fundit nga