LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen emrat e politikanëve që SHBA-të i kërkuan Llallës t'i hetonte

10 Janar 2018, 21:36, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi sonte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, se amerikanët i kanë kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Deklarata e Artan Hoxhës, erdhi teksa komentonte lëvizjet e bëra nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Sipas tij, lëvizjet e Markut janë të studiuara dhe për to ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Hoxha u shpreh se takimet me ndërkombëtarët, si ai i sotmi me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, janë për t’i treguar se ka mbështetjen e tyre.

Më tej Artan Hoxha u shpreh se, “Ndërkombëtarët na i kanë futur të dy këmbët në një këpucë dhe thonë se reforma në drejtësi do të bëhet, sepse janë ata që e financojnë dhe ata po zgjedhin personat që do ta kryejnë atë.”/CityNews

Lajmet e fundit nga