LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet padia/ Gina: Marku të pezullohet, ti bëhet analizë psikiatriko-ligjore

10 Janar 2018, 10:37, Aktualitet CNA

Pas shkarkimit të tij nga detyra, ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina ka ngritur padi penale ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Në padinë e depozituar te Krimet e Rënda, Gina kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

Në kallëzim, Gina vlerëson se duhen ndërmarrë këto masa për të penguar vijimin e veprimtarisë antiligjore të kryeprokurores Arta Marku.

Kryeprokurorja e re e shkarkoi nga detyra ditën e djeshme Dritan Ginën, ndërsa ky i fundit e kundërshtoi vendimin, pasi sipas tij nuk është i bazuar në ligj dhe Marku ka kryer shkelje duke e paditur për shpërdorim detyre, shkruan shqiptarja.com.

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar./ CityNews

Lajmet e fundit nga