LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët akuzojnë kryeministrin/ Po talleni me popullin dhe pasuroheni për vete

10 Janar 2018, 08:27, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me risitë në sistemin shëndetësor në vend.

Përmes një videomateriali të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale?, kreu i Qeverisë ndalet tek sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale e bashkiake nga qendrat universitare të Tiranës, i cili ka filluar nga Burreli.

Kryeministri Rama thotë se ky model ofrimi të shërbimeve spitalore për nënat dhe fëmijët në Burrel, do të shërbejë si shembull edhe për spitalet e tjera rajonale të vendit.

Por pas postimit të kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza në lidhje me shëndetësinë.

Një qytetar e akuzon kryeministrin se po tallet me popullin, pasi sipas tij korrupsioni fillon nga infermiret deri te doktorët. ?tallje leshi me shumic ke pyetur ne shendetisin falas cfare kushtesh jan dhe cfare korrupsjoni ka sa paguhet ne per spitale duke filluar nga infermjeria deri tek doketorret?- shkruan qytetari.

Ndërsa një tjëtër qytetar shkruan ?Miremengjes! Si mund te kete shendet per njerezit kur ne Berat ne Ure Vajgurore ka re tymi si te luftes se dyte boterore! Jepini zgjidhje problemit te furrave te gelqeres qe po na marrin frymen!!!!!!Asnje qeveri nuk ka bere asgje per kete problem!!!!!!?

Gjithashtu një tjetër qytetar ankohet për kushtet në qëndren spitalore Nënë Tereza, ku sipas tij edhe në stola nuk ka vend për tu vizituar.

?Shume mire per nanat me femije ,ju lumte z.Kryeminister. Po andej nga urgjenca e N.Terezes kalo nje here i veshur si hallexhi , do shikosh qe dhe ke stolat e salles nuk ka vend per tu vizituar.Po kaq e zorshme qenka me e rregulluar kete sherbim mer aman . Po rregulloje o shok se eshte URGJENCE.?

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Bravo bravo zt kryeminister po na ben nder te madh po na ben… Po ik ore me gjith keto ka aq shum per te ber per mjekesine sa as ti vet ske per tja arritur nese punon seriozisht..ore nuk e keni fajin ju.fanin e kan shqiptaret qe kur ju kryeni nje veper neve na duket sikur na bet ndonie nder..po ca nderi ore e keni per detyre edhe te thoni flm.biles ju..se me taksat tona po e beni e po mbaheni gjall no vetem gjall.por dhe po zhdepeni me pasuri..?/ CityNews

Lajmet e fundit nga