LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje brenda opozitës për LSI/ Aleati i Bashës i kundërpërgjigjet Kryemadhit

10 Janar 2018, 09:03, Aktualitet CNA

Aleatët e Bashës ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me vendin që LSI ka në opozitë dhe koalicionin e së djathtës.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për gazetën ?Panorama?, thekson se koalicioni opozitar i së djathtës, ndryshe nga LSI, nuk është në opozitë sepse nuk është në qeveri, por sepse përballë së majtës do të jetë gjithmonë opozitë.

?Ne, ndryshe nga LSI, nuk hyjmë me PS-në në qeveri dhe ky është një ndryshim i madh. Ne nuk jemi në opozitë kur nuk jemi në qeveri, ne jemi gjithmonë në opozitë kur përballë kemi të majtën. Këtu bëhet dallimi mes së majtës dhe së djathtës, jo dy ndërmarrjeve?, sqaron Shehi.

Dy ditë më parë, në një takim që kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi me aleatët e tij të së djathtës, është njohur me disa kërkesa të tyre lidhur me avancimin e Reformës Zgjedhore dhe rolin që po mban LSI.

Bashës i është sugjeruar që të mos e shohë LSI-në si një aleat potencial edhe për zgjedhje, pasi një koalicion i tillë nuk do ta rriste të djathtën as në sytë e qytetarëve shqiptarë.

Lajmet e fundit nga