LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Morën 7 mijë euro ryshfet/ Në pranga dy inspektorët tatimorë

10 Janar 2018, 07:44, Aktualitet CNA

Dy inspektorë tatimorë kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “Inspektori”.

Dy personat e ndaluar akuzohen për korrupsion. Dy inspektorët  dyshohet se morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes.

Policia bën të ditur se të ndaluarit janë shtetasit: Zh, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe A.T, 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.

Sipas uniformave blu, ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga