LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kompjuteri nuk hap diskun"/ Ja si tallet me qytetarët Dhoma e Avokatisë

10 Janar 2018, 22:35, Aktualitet CNA

Emisioni BOOM i është rikthyer sërish çështjes së zotit Vladimir Vargu, i cili është mashtruar nga avokati për ti nxjerrë djalin nga burgu.

Avokati  Fariz Xhurxhi i premtoi se për një muaj do ti nxirrte djalin nga burgu. Për këtë shërbim, klienti duhe ti paguante atij  5 milionë e 200 mijë lekë.

Por pas pamjeve të publikuara në BOOM, zoti Vargu iu drejtua Dhomës së Avokatisë, ku aty u përball me talljen e punonjësve të Dhomës së Avokatisë.

Vladimir Vargu depozitoi tek Dhoma e Avokatisë pamjet filmike të emisionit BOOM, ku avokati ka pranuar që i ka marrë lekët qytetarit. Por punonjësi i Dhomës së Avokatisë duke u tallur i thotë se diskun dhe USB nuk ia hap kompjuteri.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Urdhëro ça kishe?

Qytetari: Unë jam ai nga Bulqiza, për ata Fariz Xhurxhin.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Si tha Farizi që e ka zgjidhur?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Me Genc Gjokutën ke folur gjë?

Qytetari: Jo

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: E njeh Genc Gjokutën kush është?

Qytetari: Jo

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: E thirra erdhi këtu, unë e kam zgjidhur problemin. E kam zgjidhur tha, po të duash pyesim dhe Genc Gjokutën.

Qytetari: Po ai nuk më jep dhe letrat mua që …

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Po letrat ti jep me një këmbë ai

Qytetari: Po ku janë mo vëlla letrat?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Kërkoja

Qytetari: I kam kërkuar mo vlla, po nuk ma hap telefonin. Dua ta heq nga avokati atë. S’më jep letrat. këtë diskun pse nuk e mban ti?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nuk e hapin kompjuterat

Qytetari: Po këtë usb-në

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Ça ke në USB?

Qytetari: Njëlloj është e filmuar me zë dhe me figurë e ke

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nuk ma hap mua. Asnjë video, asnjë usb nuk kam arritur të hap nga kompjuterat tonë. Nuk e di ça bëhet?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Hahahahahahahaha

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Ore zotëri hajde këtu? Ça po më tregon mua? Ti po më tregon emisionin?

Qytetari: Po

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: O Ladi, po çe dua emisionin, sa emisione kam parë unë. Unë pashë dje u kënaqa, pashë Monikën nga mëngjesi në darkë, tani vjen dhe ti më sjell këto. PO çi dua unë këto të Boom-it mo? Te Boom nuk dua unë ça demaskon Boom ore. Tani te BOOM ça tregohet ?

Qytetari: Biseda e atij o vlla, që ka thënë se të kam lekët. Unë kam ardhur te Dhoma Kombëtare e Avokatisë, më thatë kur të bëhet mbledhja.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Po dalë mo se nuk është bërë mbledhja?

Qytetari: Pse nuk është bërë mbledhja?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Sepse kur të duash ti do bëjmë mbledhjen ne…Ladi nuk të merr dot njeri përsipër të kthejë lekët ty se do ti lekët. Lekët merren o në gjyq..

Lajmet e fundit nga