LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Instituti Përgjithshëm i Sigurimeve Shëndetësore “ha” veteranët/ Fshihen nga lista mbi 816 emra dhe mbeten pa ilaçet e rimbursueshme

10 Janar 2018, 20:12, Aktualitet CNA

Nga ARTUR  AJAZI

Instituti Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetsore, ka fshirë nga listat e tyre për 2018 afro 816 emra veteranësh të Luftës NC, duke i lënë ata veç peripecive të tjera, edhe pa ilaçet e rimbursueshme të muajit  janar dhe në vazhdim. Ky fenomen i çuditshëm ka ndodhur në pothuajse çdo qytet, duke lindur problematika të kota tek ata persona që sot janë mbi 80 vjeç, dhe që kanë vite që marrin çdo muaj ilaçet e rimbursueshme në Qendrat Shëndetsore të lagjeve dhe zonave të banuara. Por prej një jave, pensionistët vetenarë po përballen me sorrollatje të vazhdueshme sa tek Qendrat Shëndetsore, tek Farmacitë, sa tek Sigurimet Shëndetsore e Shoqerore tek degët e Shëndetit Publik, për të kërkuar arsyet e vërteta të mungesës së shërbimeve periodike ashtu siç i kanë patur deri në dhjetor 2017. Por përgjigja ka qenë ?ju kanë hequr nga lista, ju ka hequr nga lista e veteranëve ministria, drejtoria, shkoni ankohuni, ndryshe ilaçet do ti blini me para?.

Absurditet më flagrant, dhe veprim më skandaloz dhe antihuman nuk ka. Në Durrës dhe Elbasan, prej një jave pensionistët veteranë, po sillen varra-vingo sa tek ISHP tek ISSH, sa tek Qendrat Shëndetsore tek Farmacitë, duke u thënë përgjigjen standard ?nuk punon server, nuk e keni emrin në sistem, nuk punon sistemi, u rregullua sistemi por ju nuk figuroni?.  Bajram. A. një veteran nga Elbasani  deklaroi për   ?CityNews.al? se ?si zakonisht çdo date 3-4 ose edhe 5, shkoj të marr recetën  e ilaçeve mujore  si zakonisht, në Qendrën Shëndetsore nr 1 në Elbasan, por atje u përballa me një situatë e cila më habiti, pasi mjekja Teuta Balza më tha  fillimisht  se ?nuk punon server, nuk punon sistemi?, pastaj  kur u rregullua server dhe sistemi ?emri juaj nuk fuguron tek listat e veteranëve, shko dhe ankohu tek Drejtoria e Sigurimeve Shëndetsore, shko ankohu tek dega e Sigurimeve Shoqerore?, dhe prej një jave rropatem dyerve dhe zyrave për të marrë përgjigjen dhe recetën që e marr prej vitesh. Por më skandaloze ishte kur më deklaruan se ?emrin tuaj dhe qindra të tjereve e kanë fshirë nga lista ata të Tiranës, ndoshta ministritë e linjës, pra këtej e tutje ne duhet të blejmë ilaçet  me para, sepse na kanë fshirë nga lista?. Ky pensionist veteran, prej afro 25 vitesh merr ilaçet mujore me rimbursim nga shteti duke përfituar gjithçka brënda ligjit, por prej disa ditësh emri i tij është fshirë nga lista, nga sistemi dhe nga qeveria, e cila nuk lodhet duke thënë ?kemi shëndetsi falas, në ndihmë të shtresave në nevojë dhe pensionistëve?.

E njëjta situate po ndodh edhe në Durrës, në Qendrat Shëndetsore të lagjeve 1, 6, 14 dhe 13 plazh, ku edhe atje qindra pensionistëve veteranë, u është fshirë emri nga lista, duke mos treguar arsyet e vërteta, dhe duke i shpallur para kohe të ?pa jetë? ata. Mbetet detyrë urgjente e këtyre institucioneve shtetërore, të ndreqin këtë veprim sa antihuman dhe antiligjor ndaj shtresës së pensionitëve, aq më tepër atyre veteran që janë akoma gjallë, për tju mundësuar atyre marrjen e ilaçeve mujore, një nevojë urgjente e tyre, sa jetike aq edhe njerëzore, duke mos ngurruar ndëshkimin e çdo zyrtari, që ka guxuar të tregohet ?nikoqir? me paratë e shtetit në dëm të shëndetit. /CityNews

Lajmet e fundit nga