LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Burri i moshuar vret gruan 83 vjeçare dhe veten në spital

10 Janar 2018, 19:42, Aktualitet CNA

Ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës kur, sikurse kanë raportuar mediat një pensioniste e shtruar në spital ka qenë viktimë e një vrasjeje të dyshuar në Affoltern am Albis. Personi i dyshuar, sipas të dhënave paraprake të hetuesve medohet se është bashkëshorti i saj i cili, më pas, ka kryer vetvrasje.

Sipas raportimeve mediatike mësohet se pak pas mesnatës, infermieret mbikqyrëse të dhomës së një pensionisteje 83-vjeçare zvicerane kanë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje kanë vrapuar personeli kujdestar i spitalit dhe në shtrat kanë gjetur pacienten me plagë të armës në trup. Në afërsi të saj, në dysheme është gjetur i shtrirë, gjithashtu me plagë nga arma e zjarrit edhe bashkëshorti i saj në të njëjtën moshë, shkruajnë mediat zvicerane, të sjella në shqip nga ?Shtegu?. Përkundër përpjekjeve të menjëhershme të personelit mjekësor për të shpëtuar jetët e viktimave  ka ndodhur që të dy të moshuarit të kenë ndërruar jetë.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetvrasje. Motivet dhe shkaqet që çuan në këtë vepër, do të hetohen nga policia zvicerane e Kantonit të Cyrihut, Prokuroria IV dhe Instituti forenzik i Cyrihut (FOR).

Lajmet e fundit nga