LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuza ndaj kryebashkiakut të Durrësit

10 Janar 2018, 19:37, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar në studion e SYRI.net, në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, ku ka sulmuar sërish qeverinë Rama si dhe ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai tha se Dako është një instrument në duart e bandave të krimit, dhe se Prokuroria ka prova të forta dhe përgjime të pazareve të bëra nga Dako me bandat, për blerjen e zgjedhjeve.

“Ka një qeverisje të inkriminuar. Unë jam këtu si kryetar i opozitash, kam të gjitha indiciet që Vanbgjush Dako është prej vitesh instrument dhe përfitues i bandave të Durrësit. Dako është dora që firmos në emër të bandave. Kam indicie që prokuroria ka prova, përgjime ndërkombëtare që implikojnë Vangjush Dakon”, – tha Basha. /CityNews

Lajmet e fundit nga