Connect with Us

Reagim/ “Qarkullimi komunist po ringjallet në shëndetësi”

Aktualitet

Reagim/ “Qarkullimi komunist po ringjallet në shëndetësi”

Publikuar

-

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ndaj vendimeve që janë marrë në sektorin e shëndetësisë dhe konretisht me lëvizjen e mjekëve të qendrës drejt periferisë.

Sipas shehur ky është një vend absurd e arbitrar që nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale të sistemit shëndetësor.

Postimi i plotë i tij:

SHENDETESI, QARKULLIMI KOMUNIST PO RINGJALLET!
Ka filluar me sektorin e “nenes e femijes” i shume perfoluri dhe i aspak racionali, “qarkullimi” i mjekeve te Qendres drejt periferise.
Nje vendim absurd e arbitrar ky, qe absolutisht nuk mund te zgjidhe gjendjen katastrofale te sistemit tone shendetesor, spitalor ne vecanti, situaten tragjike persa i perket numrit te mjekeve, specialiteteve e shtreterve ne vend.
Shendetesia shqiptare ka nevoje per strategji te qarta zhvilluese, decentralizim te thelle institucional, financime adeguate, transparence etj; jo per Lei Fen-izma e vendime te diktatures.
Keto masa, jo vetem qe nuk do te permiresojne gjendjen, por perkundrazi duke tentuar te maskojne realitetin e rende, si dhe demtuar seriozisht Qendren, vecse do shpejtojne kolapsin e plote te sistemit.
FATKEQESISHT PAK KOLEGE PO NGRENE ZERIN PUBLIKISHT NDAJ KETYRE VENDIMEVE TE VERBERA!
Kaq thelle paska hyre frika ne “palce”!?/Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Fuga: Opozita ka probleme në kërkesat e saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku Artan Fuga, ka folur për vettingun e politikanëve.

Në një intervistë me Syri tv,  Fuga thekson se deputetët duhet të marrin ata dënime, që marrin qytetarët dhe të mos kenë asnjë imunitet.

Ndërsa theksoi se opozita ka problem në kërkesat e saj, pasi nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.



“Vettingu i politikanëve është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Politikanët të marrin ata dënime, që marrin qytetarët. Deputetët të mos kenë asnjë imunitet, të dënohen ata që shkelin ligjet. Ata që bëjnë gabime, të shkojnë e të dënohen. Këtë konsideroj pastrim të politikës, por kjo kërkon drejtësi të pakapur. Drejtësia është nën influencat politike. Opozita ka probleme në kërkesat e saj. Nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.

Nisma i largohet parimeve të Kushtetutës dhe konventeva të të drejtave të njeriut që ka firmosur Shqipëria, i largohet ligjeve të BE-së, që ne kërkojmë të afrohemi. Qëllimi mund të jetë i mirë, por se legjislacioni ka shumë rëndësi. Edhe kur thuhet se ky njeri nuk duhet që të zgjidhet përjetë, është paksa shkelje e të drejtave të njeriut, sepse duhet t’i përmbahemi konventave ndërkombëtare për të drejtat njerëzore”, u shpreh Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi në Krujë/ Grida Duma: Hetimet të zbardhin të vërtetën, po luajnë me jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në qytetin e Krujës, ku qindra banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duma, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook nxjerr, nga njëra anë,  kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.



LEXO EDHE:  Qeveria rishikon Buxhetin 2020/ Denaj: Fonde shtesë për pensionistët, ndihmën ekonomike dhe shëndetësinë

LEXO EDHE:  Avionë të ushtrisë italiane, kontrolle për kanabis në Shqipëri

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë/ Si u zbulua nga skaneri

Publikuar

-

Nga

13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.

Raportohet se paratë i janë gjetur shtetasit me inicialet I.C nga Rumania.

Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.

Njoftimi:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës



Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

LEXO EDHE:  Evitimi i Tiranës nga Pompeo/ Shehu: “Shuplakë” qeverisjes Rama

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së, akuza për "Check-up"/ Fondet po rrëmbehen nga skifterët

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës:  www.dogana.gov.al

 

LEXO TE PLOTE