LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët kryqëzojnë kryeministrin për taksat/ Po na largon nga Shqipëria

9 Janar 2018, 07:59, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama  ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video të mediave italiane për turizmin në Shqipëri.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Shqipëria klasifikohet si shteti i parë që ka shënuar rritje të prenotimeve turistike në festat e fundvitit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë klasifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për tu zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kryeministri në postimin e tij.

Por qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika pas postimit të kryeministrit.

Një qytetar e akuzon kryeministrin se po e grin popullin me taksa, duke i detyruar të largohen nga vendi. Ja si shprehet ai ? Zoteri kryeminister leri keto por lejo te hapen vertet resirte dhe hotele me pes yje jo hotele 5 yje qe nuk bejn asnje yll .. Duhe aeroporte te tjere charter dhe boll e grive kete popull me taksa se e bere te iki gjith ai popull nga shqiperia..se turizmin monopol eshte po hajt….?.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se Shqipëria është vërtetë një vend I bukur, por që politikanët kanë prishur çdo gjë ? Shqiperia esht nje vendi i bukur me nje popull mirprites por halli mbi hall jeni ju politikane qe po prishni gjith qka duke filluar nga ty edhe tek te tjeret patem nje shpres tek ty por edhe ti je bo ma keq se kto si kan qeveris me para?- shkruan qytetari./ CityNews

Lajmet e fundit nga