LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizjet në Prokurori/ Këshilltari i PD: Pyesni ambasadorët a quhet demokraci?

9 Janar 2018, 16:40, Aktualitet CNA

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, ka reaguar mbi lëvizjet në Prokurori nga Kryeprokurorja Arta Marku.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se 1 javë nga marrja e detyrës, nuk është mjaftueshëm për të bërë një analizë të nevojshme profesionale, për të arritur në përfundimin se cili prokuror duhet të hiqet apo jo. Sipas tij, kjo ndodh në diktaturë.

“Pyesni ambasadoret a quhet demokraci?
1 jave ne detyre nuk mjafton per te bere analizen e nevojshme profesionale se cili prokuror duhet te hiqet dhe kush duhet te mbaje pozicionin e punes. Pra levizjet jane politike dhe jo teknike.”, – shkraun Topollaj.

Më tej ai shprehet se lëvizjet nga kryeprokurorja janë fakt që tregon se Kryeprokurorja është vendosur në detyrë nga një skenar i parapërgatitur, i cili vijon të zbatohet. Sipas tij të gjitha diktaturat kanë filluar me kapjen e drejtësisë.

“Gjithashtu, fakti qe pa veting dhe me nxitimi kryeprokurorja e perkoheshme po bene levizje thelbesore ne Zinxhirin drejtues te Prokurorise eshte prove se vendosja e saj me dhune dhe ne shkelje te Kushtetures ne krye te Prokurorise eshte pjese e nje skenari te parapergatitur per te dominuar Organin e Akuzes. Te gjitha diktaturat kane nisur nga kapja e sistemit te drejtesise. Kjo po ndodh dhe ne Shqiperi. Pak rendesi ka se kush eshte dirigjenti.”, – shkruan këshilltari i djathtë. /CityNews

Lajmet e fundit nga