LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ironizon Dervishi: KM-ja shkarkoi drejtorin e “policisë që deshëm”

9 Janar 2018, 17:56, Aktualitet CNA

Për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka reaguar dhe historiani Kastriot Dervishi.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi ka ironizuar njoftimin e dhënë për shkarkimin e tij, ku përshëndetej puna, kontributi angazhimi dhe drejtimi me profesionalizëm i policisë së shtetit.

Dervishi shkruan se Çakos i duheshin dhe dy vite nga mbyllja e mandatit dhe , shkarkimi në këtë kohë është bërë për shkelje të rënda të deyrës ose paaftësi.

Postimi i plotë:

Këshilli i Ministrave vendosi dje me një vendim qarkullues të ndërpresë mandatin e drejtorit të Policisë së Shtetit. ish drejtorit i mbeteshin edhe 2 vjet nga mbarimi i mandatit të nisur në vitin 2015. Në njoftimin e dhënë u falënderua drejtori i ?policisë që duam? për ?kontributin, angazhimin, përkushtimin? dhe ?drejtimin me profesionalizëm? të Policisë së Shtetit, si dhe u motivua kjo lëvizje për një shpejtësi më të mirë të ekipit të rendit dhe sigurisë në vend. Sipas nenit 13/3 të ligjit nr.108, datë 31.7.2014 ?Për Policinë e Shtetit?, mandati i drejtorit të Policisë së Shtetit është 5-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Kësisoj, çdo shkarkim i drejtorit të Policisë së Shtetit, para mbarimit të mandatit, duhet të jetë i motivuar për shkelje të rënda të detyrës ose për paaftësi. Në të kundërt është akt i paligjshëm dhe mund të goditet në gjykatë. Nuk njihen shkarkime për çështje shpejtësie sepse këtë “parametër” nuk e njeh ligji. Ne jetojmë në një vend ku lajmi policor është ?bukë edhe gjellë?. Nuk gjen kund në botë si policia jonë, e detajshme në dhënien e lajmeve ordinere pa pikë rëndësie, por e paqartë për mënyrën si u ndryshua drejtori i saj. /CityNews

Lajmet e fundit nga