Connect with Us

Foto/ Modelja e famshme nuk ngopet me pushime

Aktualitet

Foto/ Modelja e famshme nuk ngopet me pushime

Publikuar

-

Alessandra Ambrosio vazhdon të shijojë pushimet e zgjatura në Brazil, vendlindjen e saj, pasi njoftoi largimin nga roli i Engjëllit të Victoria’s Secret.

Modelja e famshme postoi në Instagram disa foto me bikini për kënaqësinë e fansave.

36-vjeçarja gëzon një formë fantastike dhe duket se nga këto pushime nuk ka shtuar asnjë gram./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foto-Me raki dhe shoqëri/ Meta “shkelës i rregullt” i masave anti Covid

Publikuar

-

Nga

Foto-Me raki dhe shoqëri/ Meta “shkelës i rregullt” i masave anti Covid

Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë një “shkelës i rregullt” i masave anti Covid.

Së fundmi Meta është shfaqur në një ambient me më shumë se 10 persona, totalisht kundër masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Presidenti shafqet në një lokal në Spitallë, në Durrës duke u përqafuar me një person dhe duke konsumuar raki.

LEXO EDHE:  Boom Boom- Modelja e fitnesit “tërbon” meshkujt me format e saj

LEXO EDHE:  Modelja më seksi e momentit/ Fotot e Tereze Kalman do t’iu lënë pa mend

Shpesh herë, në kulmin e pandemisë Meta ka zhvilluar takime me shumë persona madje ja ka marrë këngës e valles.

Jo vetëm presidenti, por edhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shfaqur gjithmonë duke thyer rregullat kundër përhapjes së koronavirust. Madje ajo është gjobitur dy herë nga policia për mosmbajtjen e maskës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 8 pako me heroinë/ Policia jep detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kështjella”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kështjella”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Modelja më seksi e momentit/ Fotot e Tereze Kalman do t’iu lënë pa mend

LEXO EDHE:  Boom Boom- Modelja e fitnesit "tërbon" meshkujt me format e saj

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij policia do japë informacionin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Procesi mësimor në shkolla/ Ministrja zbulon “skenarin” që do të ndiqet

Publikuar

-

Nga

Procesi mësimor në shkolla/ Ministrja zbulon “skenarin” që do të ndiqet

Pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që nëpër shkollat të zhvillohet mësimi mënyrë të kombinuar, online dhe në klasa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.

Sipas Kushit, klasa e parë deri tek klasa e pestë do të zhvillojnë mesimsi normalisht, nëpër  klasa. Gjithashtu ajo theksoi se edhe maturantët do të zhvillojnë mësimin nëpër klasa.

“Pas rekomandimit të djeshëm për zhvillimin e mësimit të kombinuar jam sot këtu për t’iu informuar rreth disa vendimeve. Duan të shpreh vlerësimin për punën në këto muaj të parë të vitit shkollor. Dini të tregoni se jeni hallkë e shëndetshme. Gjej rastin që për mësuesit dhe prindërit e tyre të prekur të ndaj urimin për shërim sa më të shpejtë. Ne kemi përgatitur dhe kemi bërë publike skenarët e mundshëm. Mbrëmë pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punes kemi hartuar shtojcën për vitin 2020-2021 e cila është në faqen e Ministrisë.

LEXO EDHE:  Françeska Jaçe publikon foton nga pushimet/ Tregon vështirësitë “e mëdha” të realizimit të saj

LEXO EDHE:  Modelja më seksi e momentit/ Fotot e Tereze Kalman do t’iu lënë pa mend

Shkollat do kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e orëve të kombinuar në varësi të kushteve të saj specifike. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 123 do vazhdojnë normalisht mësim se deri tani. Ndërkohë klasat e tjera do bëjnë mësim kështu: Në javën tek, dy ditët e para në shkollë dhe tre ditët e tjera online, në javët çift ditët këmbehen. Në varësit të situatës së Covid-19 nëse ka rëndim të situatës mund të aplikohet skenari kur vetëm maturantët bëjnë mësim në shkollë ndërsa të tjerat online”, u shpreh Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE