LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e kryegjyqtarit: Politikanë më kanë kërkuar ndryshime të vendimeve penale, ja çfarë ndodh kur nuk bindesh

9 Janar 2018, 11:19, Aktualitet CNA

Në një intervistë për ?Gazetën Shqiptare?, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  ka thënë edhe se politikanët e marrin në telefon dhe i kërkojnë favore për vendimet gjyqësore që ai merr.

Gjithashtu Zaganjori u shpreh se kjo gjë ndodh edhe me gjyqtarët e tjerë.

Ndër të tjera, ai theksoi se nëse nuk iu binden, ata pastaj denigrohen publikisht.

?Edhe pas gati 30 vjet ndryshimesh, ende politika përpiqet ta trajtojë gjyqësorin apo drejtësinë në përgjithësi, si oborrin e saj.?- tha Zaganjori.

Po ashtu Zaganjori tha se ?Një vendim merr një gjyqtar apo prokuror, e kur ai nuk i pëlqen apo prek interesat e politikës, zbulohet menjëherë e shkuara, deri tek gjeneza personale e ndoshta edhe familjare e gjyqtarit apo prokurorit.?

Zaganjori pohoi se ka pasur ndonjë rast që edhe atij i janë drejtuar politikanë të ndryshëm, të cilët në emër të personave të përfshirë në konflikte në zonat e tyre zgjedhore, etj., i kanë kërkuar përshpejtimin e gjykimit, zgjidhjen e konfliktit apo pezullimin e ndonjë vendimi penal.

?Jam përpjekur t?u shpjegoj se ata nuk mund të ndërhyjnë në çështje konkrete, qoftë si persona privatë apo funksionarë shtetëror?- ka deklaruar ndër të tjera kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori./ CityNews

Lajmet e fundit nga