LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çmendet" i riu/ Kanos nënën me sëpatë

9 Janar 2018, 08:08, Aktualitet CNA

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka kanosur me sëpatë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ndërsa i arrestuari është shtetasi Mondeli Kuqja.
Uniformat blu të këtij qyteti bëjnë të ditur se “Arrestimi  i tij, u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me sëpatë nënën e tij, shtetasen Dh.K., 49 vjeçe”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” ./ CityNews

Lajmet e fundit nga