Connect with Us

Baltosja e procesit, kapitullim i kundërshtarëve të Dukës!

Aktualitet

Baltosja e procesit, kapitullim i kundërshtarëve të Dukës!

Publikuar

-

Nga Ervin Sherifaj

Gara po përvijohet e ndezur, megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht. Procesit të zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit i mungojnë akoma emrat e kandidatëve, që do të garojnë për këtë post, e megjithatë akuza të forta janë bërë nga media të caktuara në drejtim të FSHF dhe kreut të saj aktual Armand Duka.

Ky i fundit nuk e ka shpallur kandidaturën, e megjithatë është vënë në syrin e ciklonit, nga kundërshtarët e tij, të cilët duket se kanë shënjestruar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, e cila në këtë rast do të jetë edhe Asamble Zgjedhore.

Lajmi u prit me skepticizëm nga pjesa më e madhe e kritikëve të z.Duka, të cilët nxituan të akuzojnë se ky ishte një veprim,i cili synonte t’i gjente të papërgatitur kandidatët e tjerë dhe më keq akoma ti paraprinte një dënimi që sipas tyre pritet të vijë nga UEFA për një ekip shqiptar. Argumenti i fundi është hedhur në mënyrën më groteske të mundshme, pas asnjë burim të identifikuar informacioni, por thjesht në versionin “më the – i thashë”.

Për ata që kanë marrë mundimin të lexojnë Statutin e FSHF, në mënyrë të veçantë nenin 24 të tij, është e qartë së vendimi për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme në datën 7 shkurt është tërësisht ligjor dhe i marrë në respektim të përcaktimeve të këtij Statuti.

Mandati aktual skadon në muajin shkurt dhe procesi zgjedhor nuk mund të kalonte këtë afat, pasi më tej do të ishte i paligjshëm.

Akuza për caktimin e datës në mënyrë surprizëduket krej e pavend, për sa kohë që diskutimi për këto zgjedhje ka nisur disa muaj më parë. Nëse një kandidati potencial nuk i kanë mjaftuar gjithë këto muaj për të vendosur për kandidimin e tij, apo për të hartuar një strategji dhe një program për këto zgjedhje, atëherë vështirë të besosh se ai është një kandidat serioz.

Por akuza më e fortë duket se ka qenë ajo për listën e anëtarevë të FSHF, që është njëkohësisht edhe lista e zgjedhësve dhe që sipas kundërshtarëve të presidentit aktual është e manipuluar.

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës kundër kandidimit të Finos

FSHF ka 66 anëtarë, të cilët në bazë të nenit 4, pika 2 të Statutit, mund të jenë Klube futbolli ose subjekte, të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.

Shoqatat për të cilat ngrihen dyshime se janë të paligjshme, janë anëtarësuar në FSHF me të drejta të plota dhe kanë qenë pjesëmarrëse të rregullta të Asambleve të Përgjithshme, qysh prej vitit 2010.

Anëtarësia e kontestuar për çudi vetëm sot, është në fakt një vendimarrje kolegjiale e gjithëpranuar në Asambletë e mëparshme dhe që është formalizuar përmes regjistrimeve të njëpasnjëshme në gjykatë, arsye për të cilën, ligjshmëria e procesit mbetet e pa kontestueshme.

Cilido anëtar, ent shtetëror apo subjekt që legjitimohet nga Ligji, ka pasur të drejtën e ankimimit në rrugë gjyqësore.

Nëse realisht ka pasur probleme me vlerësimin e kriterve të anëtarësimit, kjo ka vend të hetohet nga Federata për përmirësimin e praktikave të së ardhmes edhe përsa i përket kontrollit të aktivitetit të tyre. Po për aq kohë sa vendimet e Gjykatës kanë legjitimuar asamble pas asambleje, debati do mbetet thjesht mediatik dhe jo ligjor.

Baltosja e proceseve zgjedhore, ende pa nisur mire ato, nuk është një praktikë e panjohur në Shqipëri, për të mos thënë se tashmë kjo është kthyer në një praktikë rutinore.  Nuk kish si të bënte përjashtim në këtë situatë edhe FSHF.  Eshtë interesant për tu nënvizuar se si problemet, reale apo të stisura qofshin, ngrihen vetëm në momente të tilla nga ata që “ja duan të mirën” futbollit.

Përkundrejt kujdesit të FSHF që gjithçka të zhvillohet brenda kuadrit ligjor të përcaktuar nga Statuti i kësaj organizate, përpjekjet e kundërshtarëve të Dukës për ta baltosur procesin përpara se ai të nisë, japin në opinionin publik sinjalin e një kapitullimi të tyre, që më përpara kandidimit të mundshëm të Dukës dhe konfirmimit të tij në krye të FSHF./SYRI.net

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain “Walter Reed” në Maryland. I pyetur nga gazetarët, Trump tha se në mjedise me risk infektimi, maska është mjeti i domosdoshëm i mbrojtjes nga virusi.

“Unë mendoj se kur jeni në një spital, sidomos në atë ambient të veçantë, ku po flisni me shumë njerëz, njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit, me siguri duhet të mbaj maskë. Unë mendoj se është e rëndësishme të vësh një maskë. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend për t’u vendosur, “u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij.

LEXO EDHE:  “U bëra ministër kur dëgjova zërin e përlotur të nënës së Finos”/ Arben Malaj ia “qendis” një për një Ramës

LEXO EDHE:  “U bëra ministër kur dëgjova zërin e përlotur të nënës së Finos”/ Arben Malaj ia “qendis” një për një Ramës

Trump i filmua, ndërsa po shëtiste me stafin, të cilët gjithashtu ishin duke mbajtur maska, në qendrën mjekësore në Maryland. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë morën një paraqitje të shkurtër të Trumpit me një fytyrë të mbuluar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe sulmon Armando Dukën/ Ky Aga, po vret ëndrrat e cdo fëmije që do të luajë futboll

LEXO EDHE:  Ironia e gazetarit me Dukën dhe Finon

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Publikuar

-

Nga

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

LEXO EDHE:  Asambleja e FSHF zgjedh sot kreun e saj/ Zbardhet programi

LEXO EDHE:  “U bëra ministër kur dëgjova zërin e përlotur të nënës së Finos”/ Arben Malaj ia “qendis” një për një Ramës

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO TE PLOTE