LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trendet e 2017-s që nuk do jenë të pranueshme për 2018-ën

8 Janar 2018, 21:55, Aktualitet CNA

2017-a ishte një vit transformimesh të mëdha në fushën e modës. Që nga chokers nga vitet ?90 e deri tek atletet ?chunky?, si mund t?u rezistosh kur shikon edhe personazhet e preferuar që i veshin? Disa prej tendencave të 2017-ës, që u bënë aq popullore për të gjithë, nuk do t?i shohësh më në vitin a ardhshëm.

Pom Poms
Kjo tendencë u pa gjithandej këtë vit ? në çanta, pulovra, kapele dhe këpucë. Është e vërtetë që janë mjaft festive, por ndoshta ky stil kaq e kishte kohën e vet.

 

Thekët
Xhinset, fundet, çantat apo edhe aksesorë të tjerë i pamë plot thekë, madje prej shumë kohësh thekët i kemi ndeshur kudo. Por pantallonat me thekë, të ardhura nga vitet ?70 -të nuk do të jenë më në modë.

Fustanet ? këmishë
Nuk ka pasur ndonjëherë diçka më seksi sesa këto fustane. Kim Kardashian e tregoi disa herë në vitin 2017. Por le të rrezikojmë, trendi le të vazhdojë të qëndrojë në dhomën gjumit.

Supet e hapura
Vajzat i kanë sakrifikuar për shumë kohë krahët për të veshur pikërisht bluzat, këmishët apo fustanet me këtë stil. Shpresojmë që në 2018-ën të zëvendësohen nga ndonjë tendencë tjetër.

Shapkat ? pellush
Edhe këo kanë qenë mjaft popullore vitin e kaluar. Marka si Fenty dhe Puma, Steve Madden, Michael Kors, UGG dhe Victoria Secret propozuan shapkat me pellush në 2017-ën. Por nuk do të kenë të njëjtin sukses në 2018-ën.

Takat transparente
Ok, na duhet ta pranojmë se takat transparente janë cool. Si të padukshme që janë, të duket sikur je duke lundruar. Por i kemi parë aq shumë gjatë 2017-ës, sa me siguri do të ?vdesin? gjatë 2018-ës.

Chokers
Plastike, velvet apo lëkurë, chokers u përqafuan nga të gjithë që nga viti 2016 kur u rikthyen. Por, edhe për to është koha të rikthehen në vitet ?90, andej nga erdhën./CityNews

Lajmet e fundit nga