LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do të futet PD sërish në çadër?/ Përgjigjet Edmond Spaho

8 Janar 2018, 19:26, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në rubrikën ?Mbrëmja ABC? në ABC News, është shprehur se opozita do të vijojë  me kauzat e saj për rrëzimin e qeverisë, por jo më me një çadër në bulevard.

?Nuk do të ketë më një cadër të dytë në bulevard. Çadra e mbylli misionin e saj dhe nuk duhet harruar se kauzat që ne u mbyllëm në çadër ishin jetike, krimi, droga?,-tha Spaho.

Më tej Spaho ka theksuar se protestat janë e vetmja mënyrë e largimit të qeverisë Rama nga pushteti dhe protestat do të vijojnë në mënyrë periodike.

“Ka ardhur koha e protestave dhe kjo qeveri largohet me protesta. Jemi për largimin e ramës dhe qeverisë së tij pasi është konsumuar. Ne ftojmë spektrin politik të bashkohet kemi parë mbështetjen e LSI-së, por padyshim i bëjmë thirrje qytetarëve ti bashkohen opozitës. Protestat do të jenë periodike dhe jo ditë për ditë”. /CityNews

Lajmet e fundit nga