LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhënia e shtetësisë Kryepeshkopit Janullatos/ Meta: Vendim i menduar prej kohësh

8 Janar 2018, 21:22, Aktualitet CNA

Dhënien e shtetësisë së Kryepeshkopit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, e ka komentuar dhe presidenti Meta, në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo? në Report TV.

I pyetur nga gazetari nëse ka ndikuar dhënia e shtetësisë së Fortlumturisë së Tij, pas intervistës ku ky i fundit ka deklaruar se ?Pasardhësi i tij do të jetë një shqiptar?, Meta është shprehur se kjo nuk ka ndikuar aspak, pasi ishte një vendim i marrë prej kohësh .

?Ky vendim në mendjen time ishte marrë prej disa muajsh. Këtë ia kisha deklaruar dhe Fortlumturisë së Tij se në fund të vitit do të merrte një vendim pozitiv, pasi ishte një kërkesë e depozituar prej kohësh. Nuk ka ndikuar aspak intervista ku u shpreh se “Pasardhësi i tij do të jetë një shqiptar”,-shprehet Meta. /CityNews

Lajmet e fundit nga