Burri kërkon ndihmë në polici/ Më ka ikur gruaja

8 Janar 2018, 17:28, Aktualitet CNA

Një 32-vjeçar nga Selita e Vogël në kryeqytet, ka denoncuar në Policinë e Tiranës, zhdukjen e bashkëshortes së tij.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi me inicialet, S.Xh, i cili shprehet se bashkëshortja e tij 22-vjeçare, shtetasja me inicialet M.Xh. është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e 22-vjeçares së zhdukur. /CityNews

Lajmet e fundit nga