LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zbulon arsyet pse Rama liron kriminelët nga burgu

8 Janar 2018, 12:17, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po liron nga burgu kriminelët me qëllim që të lirojë burgjet për qytetarët e thjeshtë.

Basha tha se Rama do të ndërmarrë aksion për burgosjen e qytetarëve, që nuk paguajnë faturat e ujit të pijshëm, dhe për këtë arsye liron nga burgu persona me precedentë të rrezikshëm kriminal.

Sipas kryedemokratit Basha, rreth 40% e qytetarëve shqiptarë nuk paguajnë dot faturën e ujit të pijshëm dhe dritave.

?Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Ku 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritës dhe krimi i veshur me pushtet, pushteti i bërë njësh me krimin me figurën e Edi Ramës, bëhet gati të fillojë aksionin për ujin.

Kjo është arsyeja që po zbrazen burgjet nga kriminelët, po largohen kriminelët, trafikantët e drogës nga qelitë e burgjeve që t?i bëjnë gati qelitë për qytetarët që nuk paguajnë dot faturat e ujit.

Kjo është t?i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve.

Të shpëtosh trafikantët e drogës nga një drejtësi e nëpërkëmbur dhe e kapur politikisht duke shkelur Kushtetutën, siç ndodhi më 18 dhjetor, vetëm e vetëm që të ushtrosh terror mbi popullin.

Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë. Kemi diskutuar në detaje për një aksion intensiv dhe kompleks opozitar. Natyrisht kemi diskutuar edhe për sezonin e protestave dhe me protestën e parë, që do të nisë brenda këtij muaji.”- deklaroi Basha/ CityNews

Lajmet e fundit nga